Deficiti buxhetor nën qeverisjen e Mustafës

Ekonomi

Deficiti buxhetor nën qeverisjen e Mustafës

Nga: Anesa Uka, srudente në AUK Më: 26 prill 2016 Në ora: 10:35

Raporti financiar për vitin 2015 raportuar nga Ministria e Financave respektivisht nga ministri Hoti, paraqet nje deficit buxhetor prej 1.3 % te GDP aktuale, krahasuar me vitin 2014 ku deficiti buxhetor kishte tejkaluar kufirin me 0.59%.

Kjo përqindje e deklaruar ne raportin financiar, tregon një stabilitet buxhetor, pasi qe deficiti është nen normën e lejuar 2 % te GDP-se. Rritja e të ardhurave dhe ulja e të dalurave ndikon në uljen e deficitit buxhetor. Të dyja këta, pra rritja e të ardhurave dhe ulja e të dalurave kane ndikuar uljen e deficitit ne vitin 2015. Disa nga këto janë:

- të hyrat nga dogana pësuan një rritje si pasojeë e rritjes se akcizës dhe tarifave doganore përfshirë edhe rritjen e rivlerësimit të bazës doganore te produkteve te importuara dhe sasinë e rritur te importit,

- te hyrat nga Administrata tatimore e Kosovës që ishin respektivisht 332.7 milion, po ashtu kishin ndikim ne uljen e deficitit buxhetor. Në këto te hyrat nga Administrata tatimore e Kosovës janë të përfshira dhe tatimet në të ardhurat e korporatave, tatimi ne te ardhurat personale, tatimi ne TVSH, po ashtu dhe kthimet tatimore nga Dogana e Kosovës. Të hyrat e korporatave kanë pësuar një rritje për shkak se numri i tatimpaguesve është shtuar në krahasim me vitin 2014, ku kryesisht ishin ndërmarrjet industriale, bankare, tregtia, ndërtimtaria etj. Kurse tatimi ne te ardhurat personale është rritur për arsye se numri i punëtorëve është shtuar dhe pagat janë rritur me krahasim me vitet e kaluara. TVSH-ja ne anën tjetër është rritur si pasoje e rritjes së qarkullimit të ndërmarrjeve si në sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë, shpërndarje e energjisë etj. Dhe ne fund mund te themi se kthimet tatimore nga Doganat kane pasur efekt të madh në rritjen e të ardhurave, sepse një vlere prej 6.8 milion euro është kthyer në ATK.

- pagat për punonjësit shtetëror që ishin 33% e shpenzimeve, i cili ishte me stabile në krahasim me vitin 2014 ku shpenzimet për pagat ishin rritur për 16%.

- mallrat përfshirë dhe shërbimet tjera janë 11% e shpenzimeve qe e pasqyron një përqindje me të arsyeshme se sa ajo e vitit 2014, sepse në vitin 2014 shpenzimet e mallrave ishin llogaritur si investime kapitale, gjë që e shkakton rritjen e shpenzimeve te mallrave. Pra, ne 2015 mund te themi se kemi pasur një ngritje nga Ministria e Financave të cilët ishin me të kujdesshëm dhe të planifikuar.

- shpenzimet kapitale që përfshijnë 25%, e ndihmuan zvogëlimin e të dalurave për shkak se shpenzimet kapitale kanë pasur ngecje.

Duke i konsideruar elementet kryesore që ndikojnë në deficitin buxhetor, dhe raportin e paraqitur nga Ministria e Financave, mund të themi se gjatë vitit 2015, si rezultat i menaxhimit efikas dhe planifikimit me të kujdesshëm krahas vitit 2014, është arritur një stabilitet buxhetor. Vlen të përmendet se edhe ripërtërija e marrëveshjes me FMN, i jep mundësi Republikës së Kosovës te ruaj stabilitetin, po ashtu edhe te ul deficitin buxhetor, por jo te tejkaloj përqindjen e lejuar nga FMN e cila është deri në 2% te GDP-së. Nëse kjo ulje e përqindjes së deficitit buxhetor do te ketë efekte pozitive apo negative në zhvillimin ekonomik të Kosovës do mbetet të shihet në të ardhmen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat