Nënshkruhet marrëveshja për zbutjen e papunësisë

Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për zbutjen e papunësisë

Më: 23 prill 2016 Në ora: 12:14

(E plotësuar) - ​Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për trajnimin në punë me qëllim të krijimit të mundësive të reja të punësimit për punëkërkuesit dhe të papunët e rinj, ku pritet të angazhohen 600 punëkërkues në të gjitha komunat e Kosovës. Por kjo marrëveshje, siç u tha nuk e zgjedh problemin e papunësisë në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, tha se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla të cilat do të ndikojnë në zbutjen e papunësisë, por ka theksuar që nuk e zgjedh problemin e papunësisë.

Mustafa: Kjo është një mundësi e mirë, por nuk e zgjedh problemin e papunësisë

“Kjo është një prej masave e cila siguron që të tejkalojmë problemin e shpërputhshëmrisë ndërmjet kërkesave të tregut të punës dhe ofertës së këtij tregu me njerëz të rinj. Mendoj se kjo është një masë e mirë se me këtë mundësojmë njerëzve që ata të trajtohen, ata që tregohen të mirë do të vazhdojnë të punojnë më tutje, ata që nuk tregojnë performancë të zëvendësohen me tjerët, kështu që shanset për të rinjtë për treg të punës. Me këtë ne nuk e zgjedhim problemin e papunësisë, ne kemi edhe tri katër orientime se si ta bëjmë këtë por orientim themelor është që ne ta rrisim zhvillimin ekonomik, të tërheqim investime të huaja direkte edhe përmes kësaj të rrisim edhe kërkesën për punëtorët në treg”, tha kryeministri Mustafa.

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se kjo marrëveshje do të ndikojë në ngritjen e shkathtësive dhe njohurive të punëkërkuesve dhe të papunëve e një tregu afatgjatë të punësimit. Madje, ai tha se sektori privat është sektori i cili gjeron zhvillnin dhe vendet e reja të punës.

Abrashi: Marrëveshja iu mundëson të rinjve praktikë dhe punësim

“Në vete nënkupton për ngritjen e shkathtësive dhe njohurive të punëkërkuesve dhe të papunëve afatgjatë në tregun e punës në Kosovë. Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë ata të rinj që të marrin një praktikë në punë dhe varësisht nga sukseset që trego jnë për nga vlerësimet e kompanive në këtë rast të mbesin në punë, apo të fitojnë edhe kontratat. Marrëveshja nënkupton edhe një kosto financiare, ku dy të tretat e kësaj kostoje do t’i përballoj ministria, kurse një e treta bizneset në këtë rast, dhe me këtë me këtë ngjarje, me këtë marrëveshje ne synojmë të përfshijmë në trajnim në punë, ashtu si quhet edhe marrëveshja diku, rreth 600 punëkërkues...Gjithmonë duke treguar se sektori privat është ai sektori që gjeneron zhvillim dhe gjeneron vende të reja të punës”, ka treguar Abrashi.

Kjo marrëveshje nuk do të jetë e fundit. Ministri Abrashi, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Oden Ekonomike Amerikane, tha se varësisht nga suksesi dhe implementimi i marrëveshjes do të rrisnin numrin e të punësuarve në grupe dhe në kohëzgjatje.

Vitin 2015-të dhe vitin 2016-të, Odat Ekonomike të Kosovës, i kanë shpallur vite të dialogut dhe partneritetit publiko-privat. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se po dëshmohet që prioritet i prioriteteve duhet të jetë zhvillimi ekonomik e që përmes zhvillimit ekonomik Kosova të ketë edhe stabilitet social.

Gërxhaliu: Kjo marrëveshje motivon të rinjtë

“Po dëshmohet që prioritet i prioriteteve duhet të jetë zhvillimi ekonomik dhe përmes zhvillimit ekonomik, ne të kemi stabilitet social dhe ky hap i Ministrisë së Punës është edhe një mbështetje që vazhda e punësimit në një far forme të mbështetet nga institucionet që sektori privat të jetë ai që duhet të investoj në edukim, do të ketë një mundësi të selektimit, do të ketë një mundësi të motivimit të të rinjve për punë dhe të trasferit të përvojave dhe të dijenive të tyre. Vetë fakti që dy të tretat e kostos mbulohen nga institucionet vendore, janë edhe një dëshmi që vërtetë është një hap i një shpallje të luftës së përbashkët kundër kundërshtarit më të madh që është shpall papunësia në Kosovë”, është shprehur Gërxhaliu.

Edhe Arbër Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, është shprehur se veç tjerash kjo është edhe një mundësi e mirëpër praktikë, pasi që shumica e punëkërkuesve kërkojnë përvojën e punës.

Zeka: Mundësi e mirë për të krijuar përvojën profesionale

“Kjo do të ishte një mundësi e mirë që ata përmes marrjes së praktikantëve dhe përmes një përvoje të tillë, duke iu mundësuar atyre një përvojë të tillë të përvojës praktike, ia mësojnë shkathëtit për të cilat ata kanë nevojë dhe për të cilat kanë vështërsi që t’i sigurojnë në vendin e punës. Po ashtu, në mënyrë organizative duke kryer në këtë mënyrë një mundësi të madhe që ata praktikant të mbesin punëdhënës të rregullt i atyre organizatave. Arsyeja e dytë është që praktikantëve apo studentëve të rinj të cilëve shpesh iu mungon përvoja dhe kanë vështërsi në sigurimin legal të punës, duke pasur parasysh se shumica e punëkërkuesve kërkojnë që të kenë përvojë të punës dhe atëherë kjo do të ishte mundësia më e mirë e tyre që të krijojnë përvojë profesionale”, tha Zeka.

Kryeministri Mustafa ka theksuar se bizneset e din më së mirë se si duhet të punohet që njerëzit e rinj të praktikojnë përgatitjet e tyre profesionale dhe të jenë në gjendje që të bëjnë punën për të cilën ata pranohen në punë.

Marrëveshje për zbutjen e papunësisë

Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit e cila ka për qëllim trajnimin në punë me qëllim të krijimit të mundësive të reja të punësimit për punëkërkuesit dhe të papunët e rinj, ku pritet të angazhohen 600 punëkërkues në të gjitha komunat e Kosovës.

Ministëri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se kjo marrëveshje do të ndikojë në ngritjen e shkathtësive dhe krijimin e një tregu afatgjatë të punësimit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se ky aktivitet do të ndikojë në motivimin e të rinjve për punësimin.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, tha se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla, që sipas tij do të ndikojnë në zbutjen e papunësisë.

“Kjo është e mire sepse për tre muaj do të mundësohet që të mbajnë praktikë dhe ata që tregohen të mirë do të mbeten dhe kjo nuk do të zbusë papunësinë por kemi edhe tri orientime që ne ta rrisim zhvillimin ekonomik, ta rrisim numrin e punëtorëve në treg dhe të mundësojmë që punëtorët të gjejnë punë në tregun evropian dhe vazhdojmë me përkrahjen e sektorit të bujqësisë”, tha ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat