Kosova mban vendin e parë të rritjeve të shkëmbimeve tregtare me Gjermaninë (Dokument)

Ekonomi

Kosova mban vendin e parë të rritjeve të shkëmbimeve tregtare me Gjermaninë (Dokument)

Nga: Fitim Dika Më: 22 prill 2016 Në ora: 14:59

Dymujori i parë i 2016 në krahasim me dymujorin e 2015 ka pasur shumë ndryshime në sektorin ekonomik gjerman. Për shkak të sankcioneve ruse, Gjermania ka pasur 6.9 miliardë dollarë më pak shkëmbime tregtare me Rusinë (-10%), por interesante sa gjatë po këtij intervali shteti gjerman ka pasur ulje të shkëmbimeve treagtare edhe me vendet tjera lindore, si me Taxhikistanin -65%, Azerbexhajnin - 42% dhe Kazakistanin -31%. Pra kryesisht me vendet ish sovjetike.

Më së shumti shkëmbimet tregtare gjermane janë rritur me Kosovën (+36 përqind), Malin e Zi (+33 përqindt) dhe Maqedoninë (+26 përqind). Eksportet dhe importet me Kosovën janë 48 dhe 35 përqind respetivisht.

Kërkohet rritja e shkëmbimeve tregate gjermano-ruse

Biznesmenët gjermanë janë të interesuar gjithmonë e më tepër të investojnë në Rusi, thotë shefi i Russian Direct Investment Fund (RDIF) Kirill Dmitrijeë, pas një takimi me biznesmenët gjermanë në Stuttgart, shkruan botasot.info.

Forumi Ekonomik i Petersburgerit ka ftuar biznesmenët gjermanë për një takim dy ditor në mes të qershorit. “Gjermanët janë kryesisht të interesuar për të investuar në sektorin automobilistik, farmaceutikë, industri dhe teknologji.”

Mes 30 firmave gjermane të interesuar gjenden Rosneft, Bashneft, Diamantenproduzent Alrosa si dhe Bank VTB. Rusia, Bullgaria dhe Rumania janë partnerë të rëndësishëm tregtarë për Gjermaninë.

Kjo ka pak mundësi të ndodhë pa tërheqjen ruse nga Krimea dhe largimin e sankcione perëndimore./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat