Harriet Tubman, në kartëmonedhën 20 dollarëshe të SHBA-së

Ekonomi

Harriet Tubman, në kartëmonedhën 20 dollarëshe të SHBA-së

Më: 20 prill 2016 Në ora: 20:40

​Ikona e të drejtave civile për zezakët, Harriet Tubman do të vendoset në kartëmonedhën 20 dollarëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Figura e saj do të zëvendësojë atë të Presidentit Andrew Jackson. Sekretari i Thesarit Jack Lew tha të mërkurën se do të shpallë vendimin për të mbajtur Alexander Hamilton në frontin e kartëmonedhës 10$.

Harriet Tubman ka lindur në vitin 1822 afrikano-amerikane. Ajo ishte spiune gjatë luftës civile në SHBA.

Ajo lindi në skllavëri në Dorchester County, Maryland dhe ndërmori 13 misione për të shpëtuar 70 familje të skllavëruara, duke u angazhuar në rrjetin e aktivistëve.

Pas luftës civile, ajo ishte aktive për më shumë të drejta për gratë dhe veçanërisht votën e tyre. Në fillim të jetës së saj ajo u godit në kokë nga një pronar i zemëruar, duke i shkaktuar trauma.

Tubman ishte një e krishterë e devotshme dhe thoshte shpesh se mesazhet e saj jepeshin nga Perëndia. Në vitin 1849, u arratis në Filadelfia, pastaj menjëherë u kthye në Maryland për të shpëtuar familjen e saj.

Gjatë luftës civile, ajo ishte përveç se informatore dhe spiune, edhe një ushtare e armatosur. Gjithashtu, ajo është gruaja e parë që ka udhëhequr një ekspeditë në luftë.

Më pas, ajo bleu një shtëpi në Nju Jork ku kujdes për prindërit e saj. Ajo u bë një ikonë e guximit dhe lirisë amerikane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat