Leku shqiptar forcon pozitat ndaj valutave kryesore

Ekonomi

Leku shqiptar forcon pozitat ndaj valutave kryesore

Më: 13 shkurt 2016 Në ora: 22:37

​Në tregun e këmbimit valutor, këtë fundjavë, valutat e huaja kanë humbur terren në këmbimet me lekun, duke e “sjellë” monedhën kombëtare në pozicion të rikuperuar disi pas humbjeve të fillim muajit shkurt.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të shtunën, dollari amerikan u këmbye me 123.12 lekë, 0.36 lekë më pak se një ditë më parë; euro këmbehet 138.93lekë ose 0.11lekë më pak, paundi britanik GBP me 179.24 lekë, 1.69 lekë më pak se të premten.

Kembimi valutor vendas vazhdon të reflektojë ecunë në bursat ndërkombëtare dhe kërkesë oferta vazhdon të orientojë pozitat e këmbimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat