Dështimi me të ardhurat, Qeveria pranon rritjen e taksave që u bë më 2015

Ekonomi

Dështimi me të ardhurat, Qeveria pranon rritjen e taksave që u bë më 2015

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 16:21

Qeveria pranon për herë të parë rritjen e taksave për qytetarët dhe faktin se ato nuk kanë sjellë më shumë të ardhura në buxhet. Në dokumentin e Reformave Ekonomike për periudhën 2016 2018, që është botuar në Fletoren Zyrtare renditen faktorët që çuan në mosrealizimin e planit të të ardhurave gjatë vitit 2015. Mes tyre renditet rritja e taksave.

Qeveria ka pranuar për herë të parë se rritja e taksave nuk ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet, përkundrazi.
Në Programin e Reformave Ekonomike për periudhën 3 vjeçare, 2016–2018, botuar në fletoren zyrtare renditen faktorët që kanë ndikuar në mosmbledhjen e të ardhurave të planifikuara në buxhet, mes tyre pranohen dy element të kundërshtuar deri më tani nga qeveria: Së pari që është bërë rritje e taksave dhe së dyti, që rritja nuk ka sjellë më shumë të ardhura gjatë vitit 2015, përkundrazi ka dekurajuar qytetarët dhe bizneset të paguajnë.

“Mungesat te të ardhurat reflektuan disa çështje të parashikimit në buxhetin e vitit 2015; faktorët makroekonomikë si rritja e PBB-së më e ulët pritshmëria, normat e interesit dhe çmimet të naftës; si dhe reagimi ndaj rritjes së taksave që hyri në fuqi në janar të vitit 2015”, theksohet në dokumentin e qeverisë.

Problemet me të ardhurat pritet të shoqërojnë buxhetin e shtetit edhe gjatë këtij viti. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka pranuar një humbje prej 3,5 miliardë lekësh në buxhet që në fillim të vitit për shkak të rënies së çmimit të naftës, të ardhura që pritet të kompensohen nga lufta kundër informalitetit. Kryefinancieri Cani ka deklaruar se nuk do të ketë më rritje taksash, por vetëm rregullime ligjore që do të bëhen në paketën fiskale 2017.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat