Hoti takon shefin e Ambasadës së Luksemburgut, diskutohet mundësia e bashkëpunimit

Ekonomi

Hoti takon shefin e Ambasadës së Luksemburgut, diskutohet mundësia e bashkëpunimit

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 19:29

Ministri i Financave Avdullah Hoti, priti sot në takim shefin e Ambasadës së Luksemburgut Pierre Weber, të cilin e falënderoi për kontributin e shtetit të Luksemburgut dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës, në veçanti për investimet e Luksemburgut në projekte të cilat ndikojnë direkt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Me këtë rast, thuhet në komunikatë, ministri Hoti shprehi bindjen se ky bashkëpunim ndërmjet dy vendeve do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

“Gjatë takimit Ministri Hoti dhe shefi i Ambasadës së Luksemburgut Pierre Weber diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë për ofrimin e trajnimeve nga Qeveria e Luksemburgut në fushën e prokurimit elektronik të nivelit qendrorë, në fushën e Partneritetit Publik Privat, ofrimin e ekspertëve për këtë fushë, si dhe në trajnimin dhe licencimin e auditorëve të brendshëm për të gjitha organizatat buxhetore”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim, po ashtu u diskutua edhe për mundësinë e ofrimit të ndihmës për trajnimin e stafit dhe ofrimin e ekspertëve nga Luksemburgu për Ministrinë e Financave për zbatimin e Planit Kombëtar për MSA-në, Plan i cili është edhe prioritet i Qeverisë së Ko sovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat