INDEP dhe MPMS diskutojnë për problemet në aftësimin profesional

Ekonomi

INDEP dhe MPMS diskutojnë për problemet në aftësimin profesional

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 07:16

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, organizon tryezën me titull “Aftësimi Profesional në Kosovë: Specifikat, Marrëdhëniet dhe Problemet.”

Në tryezë do të marrin pjesë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi si dhe Zëvendës Ambasadorja e Ambasadës Britanike në Prishtinë, znj. Louise Taylor.

Në prezencë të akterëve të cilët janë drejt për drejt të kyçur në zhvillimet në fushën e aftësimit profesional në Kosovë, do të prezantohet studimi i realizuar nga INDEP, i cili vendos bazat e të kuptuarit më të mirë të aftësimit profesional në Kosovë, veçanërisht sa i përket përceptimit nga praktikantët dhe bizneset.

Kjo tryezë realizohet me mbështetje të Ambasadës Britanike në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat