Programi Ndërkufitar mes Malit të Zi e Kosovës jep grante

Ekonomi

Programi Ndërkufitar mes Malit të Zi e Kosovës jep grante

Më: 2 shkurt 2016 Në ora: 07:12

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ne Pejë ceremoninë për dhënien e granteve nga Thirrja e 1-rë për Propozime në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar të IPA I mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Ceremonia është organizuar me qellim të publikimit të 9 fituesve të kësaj Thirrje për Propozim. Për arritjen e qëllimeve të projektit, fituesi do të punoj në partneritet me organizatat tjera të shoqërisë civile, institucionet kulturore dhe arsimore dhe me autoritetet lokale nga Kosova dhe Mali i Zi.

Grantet e dhëna për projektet fillojnë nga 80.000 euro deri në 250.000 euro, ndërsa kohëzgjatja e projekteve të mbështetura mund të vijoj deri në 18 muaj.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Delegacionin Evropian në Mal të Zi, me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian në Mal të Zi lansoi Thirrjen e 1-rë për Propozime për Programin e IPA-së për Bashkëpunim Ndërkufitar në mes të Malit të Zi dhe Kosovës në gusht të vitit 2015 me objektiv të përgjithshëm të programit që është: Zhvillimi socio-ekonomik i zonës së programit duke nxitur bashkëpunim dhe iniciativa të përbashkëta.

9 organizatat përfituese do të zhvillojnë aktivitete me fokus në:

· Mbrojtjen e biodiversitetit dhe promovimin e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore në zonën e programit;

· Zhvillimin ekonomik të zonës së programit me theks të veçantë në dy sektor prioritarë: a) Bujqësi dhe pylltari të qëndrueshme; b) zhvillim i ofertës turistike komplementare ndaj turizmit ekzistues bregdetar në Mal të Zi. Kjo objektivë mund të përfshij gjithashtu edhe projekte infrastrukturore që kanë për qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe tregtisë përbrenda zonës së programit;

· Promovimin e kohezionit social në mes të komuniteteve që jetojnë në rajonet kufitare duke inkurajuar bashkëpunimin ndër-komunal dhe zhvillimin e partneriteteve dhe rrjeteve në mes të Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC), organizatave profesionale dhe institucioneve arsimore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat