Zeka: Rritja ekonomike prej 3.5 % nuk ndikon në uljen e varfërisë

Ekonomi

Zeka: Rritja ekonomike prej 3.5 % nuk ndikon në uljen e varfërisë

Më: 31 janar 2016 Në ora: 10:40

Kështu tha në një intervistë për KP, drejtori iOdës Ekonomike të Kosovës, Arian Zeka, sipas të cilit duhet të forcohet rendi dhe ligji për të pas investitor serioz.

Zeka: Me një normë ekonomike nuk ka përmirësim të mirëqenies sociale

‘Me normën momentale të rritjes ekonomike të cilën e kemi shënuar nga viti në vit e që e cila nuk shkon realisht në këto 4-5 vitet e fundit në më shumë se 3.5 %. Kjo normë nuk mjafton që vendi edhe një herë të mburret me të gjitha aktivitetet e saj në mbështetje të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik. Është thënë shumë shpesh nga gjithë ne që kjo normë duhet të jetë së paku dy shifrore, pra të jetë diku prej 8 përqind e tutje. Nëse nuk mund të arrijmë më të l arët natyrisht për një përmirësim më të shpejt të mirëqenies së qytetarëve do të ishim shumë më optimist dhe të themi që vitin 2016-të do të kemi normë më të larët se 4 deri në 5 përqind. Edhe jo duke u bazuar në mundësit ekzistuesetë sektorit privat në vend. Jo duke u bazuar në trendët e kaluara të tërheqjes së investimeve të huaja direkte dhe jo pa një ndryshim drastik me këtë aspekte dhe të tërheqjes të nxitjes hedhe të investimeve të brendshme edhe të tërheqjes së investimeve të jashtme”, tha Zeka.

Sipas tij, Qeveria duhet të fokusohet në nxjerrjen e politikave që do të mundësonin zhvillimin e sektorit privat. Po ashtu, ai thotë se Qeveria deri tash nuk ka treguar dinamikë të zhvillimit të kënaqshëm.

Zeka: Qeveria të nxjerrë politika që fuqizojnë sektorin privat

“Sa i përket dinamikës së zhvillimit ekonomik të cilin po e ndjek vendi ynë më konkretisht institucionet e Qeverisë mund të themi që realisht nuk është një dinamikë e kënaqshme. Kjo po reflekton në normënzhvillimit ekonomik të cilën po e shënojmë nga viti në vit. Po që është një normë pozitive, megjithatë kjo nuk duhet të na jap aspak kënaqësi meqenëse me këtë normë të zhvillimit ekonomik realisht vendi nuk do të arrij të përmirësoj as mirëqenin e qytetarëve, as të luftojë papunësinë në vitet e ardhshme....Ajo çfarë Qeveria natyrisht duhet të bëjë është të nxjerrë politika të cilat mundësojnë fuqizimin e sektorit privat”, tha Zeka.

Zeka shtoi se Qeveria do të duhej të fokusohet edhe në tërheqjen e investimeve të huaja dhe të garantojë mjedis seriozë për investitorët e brendshëm dhe të huaj, duke mundësuar zbatimin e kontratave biznesore.

Zeka: Duhet të sigurohet sundimi i ligjit për bizneset

“Qeveria duhet të fokusohet në tërheqjen e investimeve të huaja dhe të në tërheqjen e investitorëve serioz të tillë që kanë ndoshta edhe reputacion global. Gjitha institucionet të tjera përfshirë edhe institucionet e drejtësisë.... Meqenëse kjo ka qenë njëra prej shqetësimeve të vazhdueshme nëpër raporte të ndryshme të organizatave ndërkombëtare .. .Realisht vendi ynë nuk ofron një mjedis i cili u garanton investitorëve serioz se ata do të mund të zbatojnë kontratat e tyre dhe të jenë të sigurt ose të mbrojtur së paku në aspektin ligjor...Është jashtëzakonisht shqetësuese deklarata e kreut të Agjencisë Kundër Korrupsionit, i cili thotë se këto 15 vite nuk ka as edhe një rast të përndjekjes së korrupsionit i cili ka arritur deri në stadin final të shpalljes së aktvendimit për atë rast të caktuar të korrupsionit. Kjo është shqetësuese. Ky është një sinjal jashtëzakonisht i keq për investitorët e huaj”, tha Zeka

Sipas tij, fuqizimi i sundimit të rendit dhe ligjit, rritja e efikasitetit të gjykatave, rritja e efikasitetit në përgjithësi të institucioneve të drejtësisë që do të rezultonte në një zbatim më të madh të kontratave por edhe në luftimin e korrupsionit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat