Italia, partneri ynë kryesor tregtar

Ekonomi

Italia, partneri ynë kryesor tregtar

Më: 30 janar 2016 Në ora: 13:32

Importet e mallrave nga Italia në Shqipëri gjatë vitit 2015 arritën në rreth 164.953 milionë lekë, kur në të njëjtën periudhë të një viti më parë u importuan 164.412 milionë lekë. Sipas Institutit të Statistikave, INSTAT, Italia ishte vendi me të cilin u vërejt ulja më e madhe e nivelit të importeve konkretisht me 4.9 %.Edhe eksportet për këtë periudhë kanë shënuar rënie.

Gjithsesi, nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar i vendit. Referuar të dhënave, eksportet e Shqipërisë drejt Italisë llogariten 123.696 milionë lekë. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet nga Italia llogariteshin 133.046 milionë lekë.

Sipas INSTAT-it, me Italinë, shkëmbimet tregtare zënë 39.6 për qind të totalit. Në vlerën e lartë të mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave makineri pajisje dhe pjesë këmbimi për industritë e reja dhe për rinovimin e atyre ekzistuese nga sipërmarrësit privatë shqiptarë, por dhe italianë që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri.

Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 28.098 milionë lekëve, çka tregon interesin e lartë në rritje të biznesit për futjen në përdorim të makinerive cilësore, kryesisht për sektorët e industrisë tekstile, të materialeve të ndërtimit si dhe të prodhimit të produkteve agroindustriale.

Importi i grupit të mallrave ‘minerale dhe lëndë djegëse dhe energji elektrike” arriti në vlerën 25.919 milionë lekë. Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Eksporti i kësaj kategorie arriti për vitin 2015ti vlerën e mbi 72,700 milionë lekëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat