Norma e interesit në SHBA ruhet nga 0.25 në 0.50 për qind

Ekonomi

Norma e interesit në SHBA ruhet nga 0.25 në 0.50 për qind

Më: 29 janar 2016 Në ora: 07:47

Zyra Amerikane e Rezervave Federale (FED) në takimin e parë vjetor, nuk ka ndryshuar normën e interesit siç pritej më pare.

Në takimin, i cili u kryesua nga kryetarja e këtij institucioni, Janet Yellen, unanimisht u vendos që të ruhet norma e interesit duke filluar nga 0.25 në 0.50 për qind.

Në deklaratën e FED-së gjithashtu theksohet se përparimi i ekonomisë amerikane gjatë vitit 2015 ishte i ngadalsuar, ndërsa situata në tregun e punës dukshëm është përmirësuar.

Në deklaratë gjithashtu tregohet se inflacioni në vend mbetet nën objektivin e dëshiruar prej 2 përqind, kryesisht për shkak të çmimeve në rënie të energjisë dhe produkteve të importuara.

Nënkryetari i Zyrës Federale të Rezervave të SHBA-së, Stanley Fischer në fillim të janarit të këtij viti, tha se këtë vit mund të pritet rritje e tregut prej tre deri në katër shkallë të normës bazë të interesit.

FED në dhjetor të vitit 2015 rriti normën federale të interesit për një çerek pikë, në rangun e 0.25 në 0.50 përqind, duke e rritur për herë të parë nga niveli zero, që nga kriza financiare e vitit 2008

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat