Eksporti i mallrave në tetor ka vlerën 27,1 milionë, importi 242,0 milionë

Ekonomi

Eksporti i mallrave në tetor ka vlerën 27,1 milionë, importi 242,0 milionë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 11:46

​Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor të këtij viti, ku thuhet se përqindja më e madhe e eksportit ishte në Serbi (14.2%), Shqipëri (12.1%), Maqedoni (11.3%), Indi (10.0%), Bullgari (6.4%), Zvicër (4.8%) etj. Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.9%), Gjermania (12.1%), Kina (9.2%), Turqia (8.9), Italia (8.8%), Maqedonia (6.0%) etj.

Sipas ASK-së, të dhënat e Tregtisë së Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin tetor 2015, prej 214,8 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 205,3 milionë Euro me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Eksporti mbulon importin me 11.2%.

ASK thotë se eksporti i mallrave në muajin tetor 2015 kishte vlerën 27,1 milionë Euro, ndërsa importi 242,0 milionë Euro, është një rënie prej (-8.5%) për eksport, si dhe një rritje prej (3.0%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: (36.4%) e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; (23.1%) produktet minerale; (9.0%) plastika, goma dhe artikujt prej tyre; (7.4%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; (6.0%) produktet bimore; (4.3%) tekstili dhe artikujtt prej tij etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: (1 3.9%) e përbëjnë produktet minerale; (12.2%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; (10.9%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; (10.7%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre; (9.3%) produktet e industrisë kimike; (7.1%) plastika, goma dhe artikujt prej tyre; (6.0%) mjetet e transportit etj. Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e CEFTA-s, të cilat marrin pjesë me (44.6%) për eksport dhe (28.4%) për import. Ndërsa, vendet e BE-së marrin pjesë me (29.6%) për eksport dhe (42.6%) për import. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Serbi (14.2%), Shqipëri (12.1%), Maqedoni (11.3%), Indi (10.0%), Bullgari (6.4%), Zvicër (4.8%) e.t.j”, thuhet në njoftim të ASK-së.

Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.9%), Gjermania (12.1%), Kina (9.2%), Turqia (8.9), Italia (8.8%), Maqedonia (6.0%) etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat