Banka të sigurta në Kosovë dhe Shqipëri

Ekonomi

Banka të sigurta në Kosovë dhe Shqipëri

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 16:33

Shoqata e Bankave të Kosovës po merr pjesë në Forumin Kombëtar për Siguri Bankare në Tiranë. Hapja solemne është bërë nga drejtuesit e Shoqatave të bankave, respektivisht nga Kosova, Petrit Balija dhe nga Shqipëria, Endrita Xhaferi.

Balija me këtë rast tha se siguria e klientëve të bankave është një prej objektivave kryesorë në zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë. Ai potencoi rëndësinë që ka ofrimi i shërbimeve të shpejta, të lehta dhe mbi të gjitha të sigurta për klientët e bankave.

Sipas një njoftimi të Shoqatës së Bankave të Kosovës, në konferencë janë të ftuar edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të sigurisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat