Në Gjakovë u jepet mbështetje grave, lansohet Dita e Grave Sipërmarrëse

Ekonomi

Në Gjakovë u jepet mbështetje grave, lansohet Dita e Grave Sipërmarrëse

Më: 19 nëntor 2015 Në ora: 15:08

(E plotësuar)- Nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me mbështetjen e Komunës së Gjakovës dhe kryetares, Mimoza Kusari-Lila, Shoqatës Afariste të Gruas “SHE RA” dhe të ËED/Ëomen’s, sot në Gjakovë është organizuar evenimenti mbi lansimin për Ditën e Grave Sipërmarrëse (WED).

Para të pranishmëve nga ana e organizatores Mirlinda Kusari – Purrini, drejtoreshë e Shoqatës Afariste të Gruas “SHE ERA”, janë prezantuar projekte nga puna dhe angazhimi për mbështetjen e grave sipërmarrëse.

Kusari-Purrini ka thënë se përkundër që Kosova nuk është pjesë e BE-së, gratë e Kosovës e kanë nderin të jenë lidere regjionale për të nominuar ambasadore në të gjithë Evropën.

Purrini thotë se gratë e Kosovës janë lidere në regjion për të nominuar ambasadore në Evropë

“Sot mbi 144 ambasadore gra në Evropë, në Amerikën Qendrore dhe Jugore, në ishujt Karaibe, në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore, Azi dhe Oqeani e festojnë këtë ditë për qëllim të fuqizimit të rreth 4 miliardë grave në planet, për të ngritur shpresat dhe për të ndihmuar 250 milionë gra që jetojnë në varfëri. Ne si Kosovë edhe pse nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian kemi pasur nderin që të jemi liderë regjional për të nominuar ambasadore në të gjithë Evropën”, ka thënë Kusari-Purrini.

Ndërsa, në fjalën e saj, presidentja Jahjaga, ka thënë se kjo nismë ndërkombëtare dedikuar rëndësisë së grave sipërmarrëse vë në pah nevojën për ngritjen e vetëdijes institucionale dhe shoqërore në të gjitha vendet e botës. Sipas Jahjagës, gratë në Kosovë janë të suksesshme, dhe këtë sukses e ka ndihmuar ajo dhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila përmes grupit G7 të Dhomës Ekonomike të Grave.

Jahjaga: Kjo nismë ndërkombëtare vë në pah nevojën për ngritjen e vetëdijes institucionale dhe shoqërore

“Kjo nismë ndërkombëtare që i dedikohet rëndësisë së grave sipërmarrëse në zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik, për vitin e dytë me radhë vë në pah nevojën p ër ngritjen e vetëdijes institucionale dhe shoqërore në të gjitha vendet e botës për situatën jo të barabartë në të cilën gratë gjenden në sektorin e ekonomisë, dhe nevojën për të ndërmarrë hapa konkretë për ta ndryshuar atë. Në Kosovë kemi gra sipërmarrëse shumë të suksesshme të cilat kanë prekur majat në sektorët ku veprojnë. Një pjesë e këtyre grave, me mbështetjen që unë i kam ofruar së bashku me kryetaren Kusari-Lila, në atë kohë Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, kanë krijuar edhe organizatë për të hapur rrugën edhe për të tjera, dhe ajo është grupi i ashtuquajtur G7 të Dhomës Ekonomike të Grave”, ka thënë Jahjaga.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nëse nuk aktivizohet në plotni potenciali i ndërmarrësisë së Kosovës, atëherë ekonomia e Kosovës do të vuajë. Ajo ka shtuar se Komuna e Gjakovës në vazhdimësi ka synuar që të inkuadrojë gruan në vendimmarrjen ekonomike, duke filluar aplikimin e Fondit të Granteve për Ndërmarrësi.

Kusari-Lila: Nëse nuk shfrytëzohet potenciali ekonomik, ekonomia vendore do të vuaj

“50 përqind e potencialit të ndërmarrësisë së Kosovës, të potencialit ekonomik, nëse nuk aktivizohet në plotni, atëherë ekonomia e Kosovës dhe ekonomia globale në përgjithësi do të vuajë. Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë dhe potencialin, por gjithashtu edhe karakteristikat që i ka ekonomia lokale e Gjakovës, komuna e Gjakovës në vazhdimësi ka synuar që të inkuadrojë gruan në vendimmarrjen ekonomike. Si rrjedhojë e kësaj ne si Kuvend Komunal kemi filluar, dhe më vjen mirë që jemi një ndër komunat e para në Kosovë shpresojmë që do të ketë edhe tjera që e përcjellin me fondin e granteve për ndërmarrësi”, ka thënë Kusari- Lila.

Në këtë eveniment të pranishmëve u janë drejtuar edhe Andrew Russell, shefi i UNDP-së në Kosovë, si dhe Michelle Schohn, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Amerikane. Po ashtu të pranishëm kanë qenë edhe gra nga vendet mike të Kosovës, përfaqësuese të BE-së, si dhe gra nga ambasadat në vend.

Gjakova shembull i mirë i inkuadrimit të gruas në vendimarrje ekonomike

Sot në Komunën e Gjakovës, nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në mbështetje të Qeveris Komunale në krye me Kryetaren Mimoza Kusari-Lila, Shoqatën Afariste të Gruas “:SHE ERA”, dhe të WED/Women’s, është organizuar evenimenti mbi lansimin për Ditën e Grave Sipërmarrëse (WED).

Fillimisht para të pranishmëve nga ana e organizatores Mirlinda Kusari – Purrini, drejtoresh e Shoqatës Afariste të Gruas “SHE ERA”, janë prezantuar projekte nga puna dhe angazhimi për mbështetjen e grave sipërmarrëse.

Këtë organizim e ka nderuar me pjesëmarrjen e saj edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga e cila pasi ka rikonfirmuar mbështetjen e vazhdueshme për gratë afariste, ka shtuar se baza e një zhvillimi të qëndrueshëm është inkorporimi dhe përfaqësimi i gruas në të gjitha sferat e shoqërisë. “Më vjen mirë që këtë organizim e sollëm në qytetin e bukur të Gjakovës, që dikur ishte edhe kryqendër industriale me numrin më të madh të grave të punsuara në Kosovë. Kjo nismë ndërkombëtare që i dedikohet grave sipërmarrëse në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik, për të dytin vit me radhë vë në pah nevojën e ngritjes së vetëdijes institucionale dhe shoqërore në mbarë Botën për situatën jo të barabartë që gratë gjenden në sektorin ekonomik” tha ndër të tjera Presidentja Jahjaga.

Për angazhimin e vazhdueshëm lokal drejt fuqizimit të grave sipërmarrëse në Komunën e Gjakovës, fjalë rasti mbajti Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari – Lila, e cila tha se tashmë Gjakova ka dëshmuar në disa raste mbështetje konkrete për gratë ndërmarrëse. “Duke qenë të vetëdishëm për rëndësin dhe potencialin, por gjithaqshtu edhe karakteristikat që i ka ekonomia lokale e Gjakovës, Komuna e Gjakovës në vazhdimësi ka synuar të inkuadroj gruan në vendimmarrjen ekonomike. Si rrjedhoj e kësaj ne si Kuvend Komunal, kemi filluar dhe më vjen mirë që jemi ndër Komunat e para në Kosovë me fondin e granteve për ndërmarrësi, ku nga ky fond tashmë kemi një kuot mbështetëse për gratë dhe 30% e shumës së fondit të ndarë, nga 31 bizneset e përzgjedhura janë bizneset me pronare dhe menaxhere femra”, tha Kryetarja Kusari – Lila.

Në këtë eveniment të pranishmëve u janë drejtuar edhe z. Andrew Russell, shefi i UNDP-së në Kosovë, si dhe znj. Michelle Schohn, zyrtare për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Amerikane .
Përpos shumë grave siëprmarrëse nga e tërë Kosova, në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe shumë miq ndërkombëtar, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të shteteve mike të përfaqësuara nga ambasadat në vendin tonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat