Austriakët shfaqin interes për Lushnjen, do investojnë 100 mln euro në agrobiznes

Ekonomi

Austriakët shfaqin interes për Lushnjen, do investojnë 100 mln euro në agrobiznes

Më: 19 nëntor 2015 Në ora: 09:53

Sipërmarrësit austriakë janë të interesuar për të investuar në fushën e bujqësisë në Lushnje, një nga zonat më prodhimtare. Një një takim në bashkinë e Lushnjes, përfaqësues të Ambasadës austriake shpjeguan se mbi 100 milionë euro janë parashikuar për t’u investuar në bujqësi.

Austria shfaq interes të investojë në sektorin e bujqësisë në Lushnje.
Drejtori mbi çështjet e tregtisë në Ambasadën austriake, Piter Hasler, në një takim në Bashkinë e Lushnjes me kryetarin Fatos Tushe, pasi është njohur me potencialin e Myzeqesë, ka deklaruar se shteti i tij do investojë mbi 100 milion euro në fushën e agrobiznesit.

Fatos Tushe: Pozicioni gjeografik në të cilën ndodhet Bashkia e re, me toka në buzë të autostradës dhe me akses në autostradë, klimës mesdhetare dhe me burime të mjaftueshme ujore falë tre ujëmbledhësve.

Piter Hasler: “Lushnja me potencialin e saj që ka, në furnizimin e Shqipërisë me fruta dhe perime, është një mundësi e mirë për investitorët austriak.Për këtë qëllim shteti austriak do të investojë në Shqipëri mbi 100 milion euro në fushën e agro-biznesit.Firmat kërkojnë mundësi konkrete për bashkëpunim dhe këtë gjë Lushnja e ofron”.
Sipas kryebashkiakut të Lushnjes, në zonë janë të paktën 30 mijë ha tokë bujqësore në prodhim të plotë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat