Banka Botërore do ta zgjerojë mbështetjen për bujqësinë

Ekonomi

Banka Botërore do ta zgjerojë mbështetjen për bujqësinë

Më: 18 nëntor 2015 Në ora: 18:47

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot menaxherin e Bankës Botërore (BB) për Kosovë, Jan-PeterOlters, Raymond Bourdeaux, udhëheqës i programit për rritje tëqëndrueshme nëBankën Botërore, si dhe Meeta Seghal, udhëheqëse e projektit të Bankës Botërore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Kosovë.

Sipas komunikatës nga MBPZHR, ministri Krasniqi falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që kanë dhënë deri me tash në sektorin e bujqësisë, duke e vlerësuar se ka sjellë rezultate mjaft konkrete dhe të rëndësishme.

Ai vlerësoi lartë takimet që kishte në Bankën Botërore në Uashington, me udhëheqës dhe ekspertë të bujqësisë. Ministri shtoi se me udhëheqësit dhe ekspertët e Bankës Botërore në Uashington janë pajtuar që të ndërmarrin hapa konkret për avancimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Në këtë takim, ministri Krasniqi dhe zyrtarë e BB-së diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në kuadër të projektit për bujqësi. Ministri Krasniqi kërkoi që mbështetja të rritet dhe zgjerohet në masa të reja mbështetëse në dobi të fermerëve tanë.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Bankës Botërore shprehen gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen, dhe e vlerësuantë arriturat në këtë sektor, duke shtuar se është një nga mundësitë më të mira për punësim dhe zhvillim ekonomik, thuhet në komunikatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat