​Debat në MF për faljen e borxheve publike

Ekonomi

​Debat në MF për faljen e borxheve publike

Më: 16 nëntor 2015 Në ora: 07:35

Në Qeverinë e Kosovës sot do të mbahet një takim i institucioneve publike për zbatimin e Ligjit për faljen e borxheve publike, i organizuar nga Ministria e Financave.

Në këtë takim, sipas njoftimit nga MF, do të diskutohet për fillimin e procesit të faljeve të borxheve, ecurinë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet e zbatimit të Ligjit për faljen e borxheve publike.

Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë ministri i Financave Avdullah Hoti, përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e Ligjit për faljen e borxheve publike (komunat, ndërmarrjet publike, Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana), si dhe palët e tjera të interesit.

Takimi, i cili është i hapur për media, do të mbahet me fillim në ora 13:00.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat