Statistikat , Bie euro arrin në 138.3, niveli më i ulët që prej 2012

Ekonomi

Statistikat , Bie euro arrin në 138.3, niveli më i ulët që prej 2012

Më: 15 nëntor 2015 Në ora: 23:51

Euro ka pësuar një tjetër rënie në tregun tonë valutor duke zbritur në nivelin më të ulët që prej korrikut të vitit 2012. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane shkëmbehet aktualisht me 138.3 lekë ndërsa dollari është fuqizuar sërish duke u këmbyer me 128.4 lekë.

Dy janë arsyet kryesore të dobësimit të fortë të euros, së pari, rënia në tregjet financiare ndërkombëtare. Në bursa, monedha europiane shkëmbehet me 1 dollar e 07 cent, niveli më i ulët në 6 muaj. Faktori i dytë është kërkesa e ulët në tregun e brendshëm për shkak të ngadalësimit të importeve dhe tkurrjes së aktivitetit tregtar nga masat e forta të aksionit të anti-informalitetit.

Sipas INSTAT, në shtatorin, importet u tkurrën me 7% kundrejt të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një euro e dobët favorizon ata që kanë kredi në këtë monedhë pasi do paguajnë më pak në këstet mujore. Importet vijnë me kosto të ulët, çka paralajmëron ulje të çmimeve në treg. Përfitime ka edhe qeveria pasi do të paguajë më pak për interesat e borxhit të jashtëm, ndërsa në humbje dalin eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të pësojnë rënie

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat