UNDP përkrah të rinjtë inovativ të zhvillojnë aplikacione për monitorimin e shpenzimeve buxhetore

Ekonomi

UNDP përkrah të rinjtë inovativ të zhvillojnë aplikacione për monitorimin e shpenzimeve buxhetore

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 08:44

Zyra e UNDP-së në Kosovë është duke përkrahur zyren rajonale të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me seli në Stamboll, Ministrinë e Financave të Sllovakisë, organizatën ODECA (Qasja në të Dhëna në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qëndrore) dhe Organizatën Sllovake për Aktivitete Hulumtuese dhe Zhvillimore (SOVVA) në organizimin e sfidës rajonale për aplikacionin më të sukseshëm për mundësinë e qasjes në të dhënat publike. Ky prezantim që mbahet për herë të parë në rajonin e Ballkanit perëndimor e ku aktualisht marrin pjesë Kosova, Mali i Zi dhe Sërbia, në vendin tonë do të mbahet sot dhe nesër:
Sot - 8 tetor, 2015
11:00-12:00 - Fakulteti Teknik / Prishtinë
18:00-19:00 - Dit’ e Nat’ / Prishtinë
Nesër – 9 tetor 2015
12:00-13:30 - BoneVet / Gjakovë
Ekipet që vendosin të marrin pjesë në këtë garë, që zyrtarisht është emëruar “Ministry of Data” (ministryofdata.info), do të konkurrojnë në zhvillimin e platformave web (vizualizimin dhe analizimin e të dhënave), aplikacioneve mobile dhe veglave tjera elektronike që mund të ndihmojnë qeveritë në ngritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies përsa i përket shpenzimeve të financave publike. Objektivi përfundimtar është që t'u mundësojë qytetarëve "të shohin" se si politikëbërësit e tyre shpenzojnë paratë e taksapaguesve, të reagojnë mbi performancën e tyre buxhetore, ose të japin një kontribut aktiv në procesin e krijimit të politikave
Propozimet do të vlerësohen nga një panel ndërkombëtar ekspertësh të cilët do të përzgjedhin gjashtë deri nëntë finalistë nga tri vendet e rajonit të cilët do të mblidhen në një trajnim përfundimtar ku edhe do të shpallet ekipi ose ekipet fituese të cilat pastaj do të përfitojnë 10,000 $ (dollarë amerikan) si investim në zhvillimin e idesë dhe këshillim të vazhdueshëm, si dhe do t’u ofrohet mundësia ta plasojnë zgjidhjen/idenë e tyre në tregjet ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat