Kërkohet rritja e akcizës për importin e qumështit me yndyrë nga origjina bimore

Ekonomi

Kërkohet rritja e akcizës për importin e qumështit me yndyrë nga origjina bimore

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 15:21

Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik i ka kërkuar Qeverisë së Kosovë të vendos akcizë në importin e produkteve të qumështit me yndyrë nga origjina bimore. Po ashtu, komisioni ka kërkuar që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të vendos një taksë fikse sezonale për prodhuesit e qumështit. Këto rekomandime nga disa deputet nuk janë pritur mirë dhe tani mbetet që në një nga seancat e radhës të debatohet dhe të miratohen rekomandimet e këtij komisioni.

Krejt kjo sipas kryetarit të komisionit për zhvillim ekonomik, Muhamet Mustafa po bëhet me qëllim tëpërmirësimit të kushteve të fermerëve që produkteve e qumështit të jenë sa më konkurruese në tregjet vendore.

Mustafa: Të vendoset taksë fikse dhe akcizë për produktet e qumështit të importuar

“Rekomandohet që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të marrë masat e nevojshëm për një mbrojtje sezonale të qumështit dhe produktit të qumështit në periudhën 1 prill 31 korrik apo një 1 maj deri fundi i gushtit...Duke vendosur njëtaks fikse sezonale e cila do të siguronte një konkurrencë të barabarte mjedise industrisë së vendit dhe prodhimeve nga importi. Rekomandohet që qeveria e Kosovës , përkatësisht ministritë përkatëse për një kohë të vendosin një akcizë në importin e produkteve të qumështit me yndyrë nga origjin a bimore.”, tha Mustafa.

Po ashtu, Mustafa ka lexuar një vragë rekomandimesh të tjera që kanë dal nga një analizë e ekspertëve. Disa nga rekomandimet janë që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës duhet të forcoj kontrollin përkatës ligjor të importit. Rekomandimi tjetër është që asociacionet e bizneset dhe konsumatorëve në bashkëpunim me mediat të zhvillojnë një fushatë vetëdijsuese për përparësitë e konsumit të qumështit të freskët në krahasim me qumështin e pa sterilizuar.

Rekomandohet po ashtu që MTI-ja që të siguroi statistika të sakta mbi prodhimin vendor dhe importin e qumështit dhe produkteve të qumështit. I rekomandohet Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Bujqësisë që të bëjë një vlerësim lidhur me efektet e politikave të subvencionimit të qumështit. Të analizohen kushtet higjeneike të shitjes së qumështit në tregun e gjelbër e tregje të tjetra.

Ai tha se ky sektor është në rritje dhe se të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se tregun e vendit me prodhim vendor përmbushet me 80 për qind.

Mustafa: Sektori ka rritje

“Vlerësohet se ka rreth 2 mijë mini ferma që e shesin qumështin e tyre, rreth 36 qumështore të licencuara. Gjithashtu, vlerësohet se ky sektor ka rreth 20 mijë të punësuar, ndërsa në mënyrë indirekte punësimi vlerësohet edhe më i madh në disa vlerësime deri 40 mijë të punësuar prej përpunuesve dhe prodhuesve të qumështit. Sektori ka pasur një rritje viteve të fundit dhe një zëvendësim të konsiderueshëm të importin në krahasim në gjendjen që e kishim në vitet e hershme 2 mijë”, tha Mustafa

Besim Beqaj, anëtar i komisionit për zhvillim ekonomik nuk është pajtuar me dy rekomandimet, atë për rritjen e akcizës dhe taksat sezonale. Ai tha se ka mundësi që parimisht taksa fikse gjithmonë është në kundërshtime të mirëqenies qytetarë.

Beqaj: Do të përmbahem në votimin e këtyre rekomandimeve

“Çdo taksë e cila vihet duhet me pas parasysh cilat janë elementet e taksës. Pra, unë kujtoj që kjo çështje na duhet edhe një herë të trajtohet dhe unë do të jem i përmbajtur në votimin e këtij rekomandimi për shkak se konsideroj se kjo është një kërkesë e shoqatës por besoj që ka mekanizma tjerë të mjaftueshëm për ta rrit mbrojtjen e tyre këtu është edhe ligji për anti damping...Rekomandimi dy ku flitet për akcizë për produktet bimore duhet ta kemi parasysh që ne me ligjet të cilat janë aktuale duhet ta fuqizojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë inspektoratin i cili nuk do të lejon të keqpërdoren dhe ta monitoron në mënyrë të plotë por unë nuk jam në favor të vënies së akcizës.”, tha Beqaj

Blerim Grainca, anëtar i komisionit për zhvillim ekonomik tha se sipas të dhënave nuk mund të ketë rendje të krerëve të lopëve dhe rritje të prodhimit të qumështit.

Grainca: Kemi shpërputhje të të dhënave

“Nëse u referohemi statistikave të dokumentacioneve që i kemi shqyrtuar gjatë kësaj kohe, kemi pasur 5 vite të fundit, kemi rënie të krerëve të lopëve për 190 mijë lopë edhe pse kemi subvencione. Kurse në të njëjtën kohë po themi se kemi rritej të prodhimit të qumështit. Nuk mund të kemi rënie të krerëve të njësive të lopëve që prodhojnë qumësht dhe të kemi rritje të qumështit në të njëjtën kohë. Diku statistikat janë ngatërruar”, tha Grainca.

Fatmir Rexhepi, anëtar i komisionit tha se do të kërkoi sqarime plotësuese për rekomandimet.

Rexhepi: Do të ishte mirë të bëh en konsulta para aprovimit

“Unë po ashtu do ti përkrah rekomandimet por do të kërkoja një sqarim plotësuese lidhur me ato që i ngriti deputeti Beqaj... Do të ishte mirë që edhe një herë të bëhet një konsultë para se të aprovohet:, tha Rexhepi.

Raif Qela tha se çështja e heqjes së akcizës do të ishte mirë të rregullohet me ligj.

Qela: Akciza të rregullohet me ligj për prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit

“Lidhur me kërkesën për heqjen e akcizës dhe doganës për re promaterial. Sa do që edhe eksperti e ka theksuar se ka mundësi të bëhen keqpërdorime lidhur me këtë kjo punë ka mundësi të rregullohet me ligj në atë mënyrë që repromateriali të cilin e deklaron përpunuesi i qumështit pasi që e deklaron prodhimin e vet dhe pasi që i jep të gjitha tatimet e nevojshme li dhur me produktin të cilin e qet në treg t’i hiqet pjesa e doganës dhe akcizës. Të paguhet në fillim ndërsa më vonë ka mundësi që kjo në mënyrë ligjore të ri-mbursohet siç po quhet”, tha Qelaj.

Kryetari i komisionit për zhvillim ekonomik, Muhamet Mustafa tha se kanë propozuar që konkluzat që sot u aprovuan t’i dërgojnë në kuvend për debat lidhur me këtë çështje dhe për aprovimin e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat