Podujeva organizon sot ditën e mjedrave

Ekonomi

Podujeva organizon sot ditën e mjedrave

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 07:44

Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp, i shoqëruar nga Kryeministri Mustafa dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, do t’i vizitojë fermerët pjesmarrës në evenimentin vjetor të ditës së mjedrave qe do të mbahet sot në Podujevë.

Kjo është hera e dytë që USAID-i në bashkëpunim me komunën e Podujevës organizon aktivitete për promovimin e mjedrave të freskëta. Ky organizim do të tërheq vëmendjen tek vjelja e suksesshme e frutave të imtë e më shumë se njëzet kultivuesve/fermerëve.

Deri në vitin 2020, programi Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO) i USAID-it, së bashku me partnerët e tij strategjik, do të ndihmojë sektorin e mjedrave që të evoluojë në një industri të qëndrueshme të tregut të prodhimeve të freskëta, duke mështetur prodhimin në sipërfaqe prej 3000 hektarësh, dhe, mundësisht, të bëhet furnizues kulmor i mjedrave të freskëta dhe të përpunuara për tregun vendor, rajonal dhe atë të BE-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat