​Gazi dhe nafta, pikat kryesore të investimeve në Shqipëri

Ekonomi

​Gazi dhe nafta, pikat kryesore të investimeve në Shqipëri

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 23:54

Industria e nxjerrjes së naftës dhe gazit zë pjesën më të madhe të investimeve të huaja në Shqipëri.
Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në vitin 2014 ky sektor përbënte 58% të investimeve nga jashtë, me një vlerë prej 504 milionë eurosh. Edhe pse me një ulje prej 14% krahasuar me vitin paraardhës, kjo fushë sërish mbetet dominues në tregun e kapitalit të huaj që hyn në vendin tonë. Investuesi më i madh në Shqipëri është “Bankers Petroleum”, kompania kanadeze që shfrytëzon puset e naftës dhe gazit në zonën e Patos-marinzës.

Vendin e dytë e zë telekomunikacioni me 122 milionë euro ose 13% e totalit, ndërsa më pas vijnë sektori energjetik dhe ai i pasurive të paluajtshme me nga 8.5%.

Vendi që investon më shumë në Shqipëri është Kanadaja me rreth 400 milionë euro, e ndjekur nga Greqia me 118, Holanda, Zvicra, Turqia dhe Italia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat