Eksportet bujqësore rriten me 2 miliardë lekë më shumë

Ekonomi

Eksportet bujqësore rriten me 2 miliardë lekë më shumë

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 14:30

Eksportet bujqësore, blegtorale dhe agroindustriale për 6 mujorin e parë të vitit 2015, u rritën me rreth 2 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burime nga dikasteri i Bujqësisë bëjnë të ditur se, grupi i eksporteve bujqësore ka arritur në vlerën totale të rreth 9.3 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje të ndjeshme me vitet e shkuara, stimuluar kjo nga politikat mbështetëse që po zbaton qeveria për këtë sektor.

Për të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet janë regjistruar në vlerën e 7.3 miliardë lekëve. Peshën më të madhe në rritje e kanë pasur konkretisht produktet bujqësore me pothuajse dyfish të eksportit, si p.sh kulturat bostan, domate, tranguj, patate etj.

Konkretisht nga 2.9 miliardë lekë, që kanë qenë një vit më parë, në 4.4 miliardë lekë për 6 mujorin e këtij viti. Duket se subvencionet e dhëna dhe orientimi drejt tregjeve europiane ka bërë që ky vit të jetë i mbarë për fermerët shqiptarë. Ndërsa, ashtu sikurse bën të ditur ministria e Bujqësisë, embargo e Rusisë duket se nuk ka dhënë efekte tek eksportet shqiptare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat