INSTAT: “Boom” i tregtisë me Gjermaninë, renditet partneri i katërt

Ekonomi

INSTAT: “Boom” i tregtisë me Gjermaninë, renditet partneri i katërt

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 18:21

Vizita e kancelares Angela Merkel në Shqipëri më 8 korrik është pasuar nga një boom shkëmbimesh tregtare mes dy vendeve. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në korrik Gjermania është renditur partneri i 4 më i rëndësishëm i vendit tonë me 5.9% të totalit të shkëmbimeve tregtare. Ndërsa mëpërpara renditej i gjashti.
Kështu sipas të dhënave zyrtare për periudhën janar-korrik të këtij viti eksportet tona drejt tregjeve gjermane kapën vlerën e 4.3 mld lekëve, nga 3.4 mld që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa importet vlerësohen në këtë 7 mujor në 20.2 mld lekë nga 18 mld që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vetëm gjatë muajit korrik eksportet drejt Gjermanisë u rritën me 54% ndërsa importet me 22.1%, duke shënuar edhe rritmin më të lartë të rritjes nga të gjitha vendet e tjera me të cilat Shqipëria ka bërë tregti.
Gjermania është motori që udhëheq ekonominë europianë dhe të gjitha vendet e rajonit tonë synojnë krijimin e urave të bashkëpunimit me të si një udhëheqje e sigurt drejt një rritje të qëndrushme ekonomike, gjë që u pa edhe në samitin e Vjenës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat