Mos kompletimi i bordit të AKP-së, problem edhe për fermerët në Komunën e Gjakovës

Ekonomi

Mos kompletimi i bordit të AKP-së, problem edhe për fermerët në Komunën e Gjakovës

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 19:02

Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, në kuadër të vizitave që po i zhvillon në shumë lokalitete të Komunës së Gjakovës , sot ka vizituar Fermën e gjedheve “ Brown Swiss” të pronarit Adem Sufaj në Damjan të Hasit.

Kryetarja me këtë rast është njoftuar për punën dhe aktivitetin e kësaj ferme, por njëkohësisht edhe me vështirësitë dhe sfidat.

Pronari Sufaj i cili në fermën e tij posedon mbi 60 krerë gjedhe, ka shfaq pakënaqësi të theksuar për mos përkrahje nga institucionet e nivelit qendrorë të Republikës së Kosovës, ndërsa ka kërkuar mbështetje nga institucionet komunale: "Për më shumë se 9 vite nuk kam arrit të përfitoi as një përkrahje me grante qeveritare përkundër shumë kërkesave që kam bërë”, ka thënë Sufaj.
Problem shumë serioz për fermerin Sufaj është fondi i pakët i tokës dhe mos dhënia prioritet fermerëve në procesin e privatizimit. Sipas z. Sufaj, më shumë është privatizuar tokë bujqësore për tu tregtuar tutje se sa për nevoja të zhvillimit të bujqësisë në vend.

Nga ana tjetër, Kryetarja e Komunës ka thënë se kërkesat bazë të fermerit Sufaj, janë shumë të arsyeshme dhe në nivelin komunal do të bëjmë përpjekje maksimale që në forma të ndryshme të mbështesim fermerët blektor por edhe fermerët tjerë.

Deklarata e Kryetares së Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari –Lila, ka lënë për të kuptuar se ajo solidarizohet me kërkesat dhe sfidat me të cilat po përballen blegtorët dhe i bashkohet apelit të të gjithë fermerëve sidomos të atyre të blegtorisë drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe ministrisë përkatëse, lidhur me mundësit që kërkohen për krijimin e hapësirave më të mëdha për veprim që reflekton direkt në zhvillimin e blegtorisë dhe të veprimtarive tjera zhvillimore.

Kusari-Lila edhe një herë ka kërkuar që sa më shpejtë që është e mundur të kompletohet bordi i AKP-së, të përshpejtohet zgjidhja e dhënies në shfrytëzim tokës bujqësore blegtorëve dhe hapësirave industriale, investitorëve për zhvillimin e industrisë si dhe sa më shpejtë të definohet çështja e pronave të ndërmarrjeve shoqërore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat