Studimi: Si ndikon gjendja ekonomike në suksesin e studentëve në tregun e punës

Ekonomi

Studimi: Si ndikon gjendja ekonomike në suksesin e studentëve në tregun e punës

Më: 24 gusht 2015 Në ora: 09:37

Fëmijët nga familjet e pasura, por me aftësi të pakta akademike kanë 35% më shumë gjasa për t’u bërë “njerëz më të lartë” sesa homologët e tyre më të talentuar nga familjet e varfra. Kjo në bazë të rezultateve për mobilitetin shoqëror, i kryer nga “Komisioni i Varfërisë së Fëmijëve” dhe i pasqyruar në “The Huffington Post”.“Faktorët që ndikojnë në suksesin e fëmijës në jetë përfshijnë nivelin e arsimimit të prindërve të tyre, llojin e shkollës së mesme ku ata marrin pjesë, si dhe kualifikimet e larta që kanë arritur”, thuhet në raport.

Prindërit e pasur shpesh ndihmojnë fëmijët e tyre duke përdorur rrjetet e tyre sociale dhe gjetjen e tyre praktike që lidhet me pagesën. Ato gjithashtu mund të japin udhëzime për karrierën dhe të përqendrohen në të ashtuquajturat “aftësitë e buta”, duke përfshirë vetëbesimin dhe udhëheqjen. Raporti sugjeroi një numër mënyrash për të trajtuar këtë çështje, duke përfshirë edhe dhënien fund të punës së papaguar për këtë shtresë, përmirësimin e cilësisë së shkollave në zonat e pafavorizuara dhe edukimin e prindërve për të përmirësuar aftësitë dhe perspektivat e tyre.

Autori i studimit, Dr Abigail McKnight nga “London School of Economics”, tha: “Nisur nga fakti që familjet e klasës së mesme janë të suksesshme në arritjet mësimore, ne duhet të ofrojmë mundësitë më të mira në tregun e punës. “Fëmijët nga familjet më pak të favorizuara që tregojnë potencial të lartë, janë duke luftuar për të kthyer këtë potencial në sukses të mëvonshëm në tregun e punës”, – shtoi ai.

Kryetari i komisionit, Alan Milburn tha se gjetjet theksojnë një “skandal social”.

“Ky problem ka qenë prej kohësh i njohur për shoqërinë britanike, që pengon fëmijët me potencial që të ecin përpara, të dalin në krye, vetëm për shkak të pamundësive ekonomike. “Ky është një skandal social, qeveria duhet të kryejë misionin e saj kryesor, në mënyrë që çdo fëmijë në vend të ketë mundësi të barabarta për të zhvilluar sa më shumë aftësitë e tij dhe të gjejë vend në tregun e punës”, – u shpreh ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat