Raporti i BSH/Qytetarët kursyen më shumë për konsum, të pasigurtë për të ardhmen

Ekonomi

Raporti i BSH/Qytetarët kursyen më shumë për konsum, të pasigurtë për të ardhmen

Më: 23 gusht 2015 Në ora: 12:57

Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më pak para për konsum në 6 mujorin e pare të këtij viti për ti zhvendosur këto të ardhura drejt pagesave të faturave te prapambetura të energjisë elektrike.
Një raport i Bankës së Shqipërisë vëren se përtej kësaj vihet re se kursimet i rritën edhe për shkak të pasigurisë së qytetarëve për të ardhmen. Familjet shqiptare kanë shpenzuar më pak para në pjesën e parë të vitit duke bërë që konsumi të pësoj një rënie me 1.2%. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në raportin e politikës monetare tregojnë se arsyeja kryesore e uljes së konsumit për këtë periudhë të vitit ka ardhur si pasojë e zhvendosjes së burimeve financiare drejt pagesës së faturave të prapambetura të energjisë elektrike. Shkaku i dytë është pasiguria për të ardhmen çka i ka shtyrë shumë kryefamiljar të shtojne kursimet.

Ku kanë kursyer më shumë?

Të dhënat tregojnë se rënia e konsumit u reflektua në masën më të madhe nga tkurrja e shpenzimeve konsumatore për mallrat e qëndrueshëm ku bëjnë pjesë ato që mund të përdoren mbi 3 vjet si mobilie, elektroshtëpiake apo makina por edhe në blerje te veshmbathjeve si këpucë dhe rroba.
Bazuar në rezultatet e vrojtimit të besimit konsumator për tremujorin e dytë të vitit, arsyet kryesore të kursimit ishin pasiguria për të ardhmen dhe zhvendosja e konsumit në një kohë më të vonë.
Më konkretisht, 46% e konsumatorëve të pyetur kursejnë për të pasur fonde në dispozicion për të papritura dhe 39% për të konsumuar në të ardhmen. Rënia e konsumit është një problem shumë i ndjeshëm për ekonominë shqiptare pasi e ka shtyre ate drejt stanjacionit ndërkohë që drejtues të institucioneve apelojne për rritje të konsumit si një mënyrë për të nxitur rrritjen ekonomike të vendit./Gjergj Koja

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat