Shkëmbi: Në janar shkurtohet 20% e administratës, shkrihet policia bashkiake

Ekonomi

Shkëmbi: Në janar shkurtohet 20% e administratës, shkrihet policia bashkiake

Më: 23 gusht 2015 Në ora: 08:20

Efektet pozitive të refrmës administrative territoriale do të fillojnë të ndihen në buxhet nga janari.
Kreu i Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale, Artan Shkëmbi, konfirmon për Ora Neës shkurtimin me 20% të njësive administrative, para të cilat do të shkojnë për investime ne 61 bashkitë e reja
Artan Shkëmbi: “Ky shkurtim ka ndodhur në shumicën e njësive dhe vazhdon të ndodhë edhe te të tjerat. Atje ku ka këshill komune nuk mund të ketë sekretarë të këshillit të komunës, dhe atje ku nuk ka kryetarë komune, nuk mund të ketë shoferë të kryetarit të komunës. Në fund të këtij procesi që nuk mbaron tani, se në janar do kemi struktura të reja për të gjitha bashkitë, në total ne mund të themi që mund të shkojë një shkurtim rreth 20% të personelit të administratës së qeverisjes vendore”.
Nga janari do të shuhet edhe policia bashkiake, kompetencat e të cilës do t’i marrin unfiormat e rendit.
Artan Shkëmbi: “Edhe nga përvoja ime si kryetar bashkie, policia bashkiake e kishte të pamundur të kryente funksionet e veta sepse nuk kishte autoritetin e nevojshëm mes komunitetit dhe vendoste gjoba por këto gjoba nuk arrinte dot t’i mblidhte”
Shkëmbi i përgjigjet edhe kritikave se nga ndarja e buxhetit, prej 20 milionë dollarësh, kanë përfituar më së tepërmi bashkitë e majta
Artan Shkëmbi: “Bashkia e Pogradecit ka më shumë fond se bashkia e Maliqit dhe e Korçës, ndërsa bashkia e Maliqit ka më shumë fond se sa bashkia e Korçës. Kjo përmbys faktin që mund të jetë argumentuar politikisht”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat