Embargoja ruse jep efektet e para negative për Shqipërinë

Ekonomi

Embargoja ruse jep efektet e para negative për Shqipërinë

Më: 22 gusht 2015 Në ora: 15:48

Per prodhuesit ne Lushnje, embargo ruse ka shkaktuar deme te medha. Edhe pse ministri i Bujqesise deklaroi se nuk do te kete ndikim negative per Shqiperine, ne fshatrat Krutje dhe ne Kemishtaj prodhimi qe do te shitej ne tregun rus, po hidhet ne kanal.

Prodhimet e vitit po i hedhin ne kanal. Per kete sezon eksportuesit e Lushnjes deshtuan. Embargoja ruse ka dhene efektet e para negative.
Nje nga prodhuesit e medhenj te zones se Krutjes, Gjoni Liko, tregon se shpresonte te eksportonte 1000 kv bamje, por eksportuesit jane terhequr. Prej 20 ditesh kontratat me eksportuesit i jane djegur. Per cdo dite qe kalon demi rritet, pasi pjekja vazhdon, por shitje nuk ka. Liko ka nisur ta tres prodhimin.
Situata eshte njejte edhe per prodhuesit e zones se Kemishtes. Siperfaqje te medha me perime per eksport, por prej dy javesh eksportuesit me te cilet kane lidhur kontratat nuk po duken.
Ndonese ministri i bujqesise deklaroi se embargoja ruse nuk ka ndikim ne ekonomine shqiptare. eshte gabuar. Prodhues te eksporteve, jane te paret qe japin alarmin. Ata kane rritur siperfaqjet prodhuese pasi moren garanci nga shteti, per shitjen e produketeve. 50 ha me shume se nje vit me pare eshte mbjelle ne rrethin e Lushnjes, ndersa 500 ha jane sera.
Me tregun rus prodhuesit e Lushnjes operonin prej dy vjetesh. Momentalisht ata nuk po eksportojne ne asnje prej vendeve ballkanike, ndersa situata pritet te jete edhe me e rende per prodhimet e vjeshtes sasia e te cilave eshte dyfish me e madhe se ajo e veres.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat