Ndahen 15 grante për përkrahjen e 15 bizneseve të grave Prishtinë

Ekonomi

Ndahen 15 grante për përkrahjen e 15 bizneseve të grave Prishtinë

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 07:18

Union i Bizneseve Kosovare-Gjermane (UBKGJ) me seli në Keln të Gjermanisë, me bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Gratë në Biznes” dhe Odën Ekonomike Gjermane në Kosovë (OEGJK), oganizojnë ceremoninë e shpërndarjes së 15 granteve për përkrahjen e 15 bizneseve të grave në Kosovë.

Ceremonia organizohet sot duke filluar prej orës 11.00, në selinë e Kooperativës Bujqësore të grave “Krusha” në Krushë të Madhe.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, përfaqësues të bizneseve nga Gjermania dhe Kosova dhe personalitete të ndryshme.

Ky është projekti i tretë i Unionit të Bizneseve Kosovare-Gjermane (UBKGJ) në përkrahje të zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.

UBKGJ vitin e kaluar ka ndarë 34 bursa për vajza studente në Universitetet Publike të Kosovës dhe është duke zbatuar projektin për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat