Hoti: Ministria e Financave e suksesshme në 10 pika

Ekonomi

Hoti: Ministria e Financave e suksesshme në 10 pika

Më: 25 korrik 2015 Në ora: 21:28

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar se raporti i punës së Ministrisë që drejton për periudhën Prill-Qershor 2015, ka qenë shumë intensiv në realizimin e programit të Qeverisë 2015-2018.

Sipas ministrit, janë dhjetë pika në të cilat Ministria e Financave ka qenë shumë e suksesshme. Ai tha se pakoja e re Fiskale, Ligji për Faljen e Borxheve, i aprovuar në Kuvend, Rishikimi i Ligjit të Buxhetit, Raporti 6-mujor Financiar, Strategjia e Kontrollit të Brendshëm Financiar, Ndryshimet në Akciza, Marrëveshja për hyrje në program me FMN-në, Marrëveshjet ndërkombëtare Financiare dhe Plani Inicial për krijimin e Agjencisë së të Hyrave, janë dhjetë sukseset tremujore të dikasterit që drejton.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat