Hapet panairi për promovimin e bizneseve që udhëhiqen nga grat

Ekonomi

Hapet panairi për promovimin e bizneseve që udhëhiqen nga grat

Më: 22 korrik 2015 Në ora: 13:42

Më shumë se 30 kompani të prodhimeve vendore, kanë pasur rastin që t’i promovojnë produktet e tyre në hapjen e panairit për promovimin e produkteve sezonale, i cili ka filluar sot në Prishtinë.

Ky panair është organizimin i Asociacionit të Agjencive Rajonale për Zhvillimi (ARDA), në përkrahje të Komunës së Prishtinës dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Përmes këtij panairi u bë e ditur që përfshirja e femrave në Kosovë, në ndërmarrësi është më e vogël në krahasim me vendet e rajonit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi që ky organizim është parahyrje për tregun vendor.

“Është panair i cili do të mbahet dy ditë, çka është edhe një parahyrje e mirë për tregun e prodhimeve vendore që Komuna e Prishtinës do të arrij me komisionin Evropian duke filluar nga shtatori”, Tha Ahmeti.

Sipas tij, ekonomia nganjëherë është shkencë shumë e thjeshtë. Prodhimet vendore nuk përkrahen për shkak të nacionalizimit, por përkrahen për shkak se është e dëshmuar që konsumi i prodhimeve vendore e rritë ekonominë vendore.

Shefi për bashkëpunim në zyrën e Bashkimi Evropian në Kosovë, Christof Stock, deklaroi se arsyeja e përkrahjes së BE-së në këtë projekt është përfshirja e grave në ndërmarrësi.

“Arsyeja se pse po e mbështesim këtë projekt është se ne në BE mendojmë se mbështetja e këtyre kompanive bëhet me mbështetjen e biznese të vogla dhe të mesme. Arsyeja tjetër është se këtu kemi përfshirjen e femrave ndërmarrëse që në Kosovë është më i vogël”, tha Stock.

Drejtoresha e Agjencionit për Zhvillim Rajonal, Dafina Beqiri deklaroi që pret një numër të madh të vizitorëve në këto dy ditë të panairit.

“Shpresojmë që të kemi shumë vizitor në mënyrë që ti ofrojmë konsumatorët më afër tek bizneset që udhëhiqen nga gratë dhe në këtë mënyrë të ngrisim vetëdijen që këto biznese të përkrahen më shumë në të ardhmen”, tha Beqiri.

Ky panair i promovimit të produkteve vendore është hapur sot dhe do të jetë i hapur për vizitorë deri nesë rnë orën 4.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat