Euro ruan pozita të forta ndaj Lekut

Ekonomi

Euro ruan pozita të forta ndaj Lekut

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 14:08

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim jave, euro po ruan pozita të forta në këmbim me Lekun, duke shënuar vlerën e 140.19 lekë ose 0.06 lekë më pak se në fund javë.

Ky shvlerësim i papërfilllshëm, sipas ekspertëve, megjithëse ka filluar edhe sezoni turistik, vjen si rezultat i tregut ofertë- kërkesë, ku po dominon sasi e pakët e euros, ndërkohë që kërkesa për të mbetet e lartë. Euro nuk po e humbet epërsinë e saj në tregun tonë të këmbimit, duke qëndruar e fortë kundrejt lekut, ndryshe nga sa ndodh zakonisht në këtë periudhë, ku për shkak të fluksit të turistëve të huaj por edhe emigrantëve që sjellin valutë me vete dhe kryesisht euro, monedha e Eurozonës bie.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro shkëmbehet me 140.19 lekë, ndërsa dollari me 126.8 lekë.
Ekspertët shpjegojnë se sasia e valutës që ka hyrë në vend është e ulët, ndërsa kërkesa për euro mbetet e lartë.
Monedha europiane pritet të pësojë një rënie gjatë javëve në vijim, për shkak edhe të kthimit të emigrantëve në atdhe me pushime.

Por gjithsesi ekspertët mendojnë se rënia e euros do të jetë e lehtë, si pasojë e valutës së paktë që emigrantët do të sjellin me vete.
Një euro e fortë rrit kostot për të gjithë ata që kanë marrë kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më shumë për këstet mujore.

Nga ana tjetër, importet do të bëhen më të shtrenjta, çka pritet të shoqërohet me rritje të çmimeve në treg.
Kostot do të shtohen edhe për qeverinë që do të paguajë më shumë për borxhin e jashtëm.
Avantazh nga kjo situatë kanë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat