Hoti: Gjermanët po i hulumtojnë tregjet e reja, pasi i humbën ato në Rusi e Ukrainë!

Ekonomi

Hoti: Gjermanët po i hulumtojnë tregjet e reja, pasi i humbën ato në Rusi e Ukrainë!

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 18:22

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth vizitës së delegacionit të Qeverisë së Kosovës në Gjermani.

Hoti ka thënë se pritja që i është bërë Mustafës në këtë shtet, ka pasur një rëndësi të madhe për vendin e po ashtu ka bërë bujë në arenën ndërkombëtare.

“Vizita atje e ka bërë të qartë se Qeveria e Mustafës nuk është aksident, porse ka një agjendë të qartë luftimin e korrupsionit, krimin e organizuar, zhvillimin ekonomik”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, kjo vizitë ka pasur një efekt të mirë sa i përket ekonomisë.

“Përmes kësaj vizite është dhënë mesazhi se ekonomia e Kosovës duhet respektuar. Kemi pasur takime me shumë kompani dhe shoqata ekonomike. Po mundohemi që të krijojmë një qasje që të hyjmë në tregun në rajon. Shumë kompani gjermane i kanë humbur tregjet në Rusi dhe Ukrainë për shkak të krizës atje. Ata po hulumtojnë për tregje të reja”, ka thënë Hoti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat