Kosova dhe Shqipëria kërkojnë tregje të unifikuara

Ekonomi

Kosova dhe Shqipëria kërkojnë tregje të unifikuara

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 16:27

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti dhe homologu i tij nga Shqipëria, Shkelqim Cani kanë zhvilluar një takim të përbashkët në Prizren për të diskutuar lidhur me marrëveshjet e arritura ndërmjet të Qeverive shqiptare në mars të këtij viti. Gjatë takimit u tha se Grupet Punuese të të dyja vendeve kanë prezantuar të arriturat në fushën e Doganave dhe të Aministratave Tatimore. Derisa objektivë kryesore për të dy Ministritë mbetet unifikimi tregjeve shqiptare dhe lehtësimet në kufirin e dy shteteve.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se qëllimi i këtij takimi është të diskutohen të arriturat deri tash në mënyrë që në muajt e ardhshëm të unifikohen tregjet tona.

Hoti: Të unifikojmë regjet tona

“Tash e sa muaj Grupi punës ka punuar për të quar përpara… ato që jemi marr vesh në takimin e përbashkët të dy Qeverive. Besojmë që kemi bërë progres të mirë, ka plotë çështje të cilat kanë marr rrugë dhe kanë filluar të implemtohen. Normalisht ka edhe të tjera që duhet të punojmë bashkë. Qëllimi i këtij takimi është… ne në tavolinë të diskutojmë së bashku se ku kemi arrit deri tash, çfarë duhet të bëjmë në muajt të ardhshëm në mënyrë që t’i unifikojmë regjet tona”, tha Hoti.

Ministri Hoti beson se do të identifikohen barrierat që i kanë ndarë këto regje shqiptare deri më tani. Ai pret nga grupet punuese që të identifikohen këto bar riera dhe me një plan kohor të tejkalohen.

Hoti: Jemi dakorduar t’i tejkalojmë barrikadat

“Roli i Ministrisë së Financave në të dy anët e kufirit është kyç për të siguruar unifikimin e tregjeve, sepse është promotor edhe i fushave të tjera. Besoj që kemi arritur të identifikojmë plotë barriera që i kanë ndarë tregjet deri më tani. Disa prej tyre veç kanë filluar të marrin rrugë disa, të tjerat besoj se duhet të dakordohemi për një plan kohor se si t’i tejkalojmë ato. Po besoj se konkluzionet prej këtij takimi do të jetë një planë pune tjetër prej atij që kemi pasur në tre muajt e fundit.Dhe pastaj Grupet punuese tona do na ofrojnë hapat konkret që duhet të ndërmarrim ne në të dy anët e kufirit, të dy ministrit për të unifikukuar përfundimisht ekonomitë tonë dhe për të krijuar atë si energjinë e nevojshme që kemi nevojë si dy shtete”. tha Hoti.

Ndërsa, ministri i Financave, Shkelqim Ca ni, tha se ka pasur këmbime midis dy Grupeve Punues dhe ka pasur përpjekjeje të realizimit të objektivave të cilat kanë dalur nga takimi i dy kryeministrave në mars.

“Ashtu siç tha ministri, kemi patur shkëmbime midis dy grupeve të punës në përpjekje te realizmit të plotë të atyre objektivave që ne i vum Grupeve punuese në mars. Në disa drejtime ose në shumicën tyre, ne kemi arrit të përmbyllim me sukses ato objektiva që kishim. Ajo që më duhet… ne duhet të flasim më hapur… më ftohtë lidhur më këtë çështje, që vet kësaj pjese të punës të lavdërueshme e cila në pjesën më të madhe të vet ashtu si kanë qenë objektivat kanë qenë tek letra”, tha Cani.

Sipas tij, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës presin që nga taksat e tyre të përfitojnë edhe nga puna e përbashkët e dy Ministrive.

Cani: Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë presin çështje konkrete

“Në fakt publiku shqiptar në Kosovë dhe në Shqipëri pret çështje konkrete që ai që paguan taksën të marë edhe përfiitimin nga puna e përbashkët e dy ministrive. Këtu ndoshta nuk I kishte ardhur plotësisht koha, o edhe ne nuk e paskemi bërë kujdesin e duhur në mënyrë që gjithkush të marr përfitimet e veta…, sepse ne të gjitha ato objketiva të cilat I vendosëm I kemi realizuar sin ë Doganaashtu edhe në tatime. Por, gjitnjë na ngelet ndoj gjë e vogël në mënrë që të arrihet atje ku duhet me atë detyrën tonë”, tha minisri Cani.

Sipas tij, detyra kryesore është që kushdo që paguan taksat, të marrë përfitimet e prekshme nga puna e përbashkët.

Ai gjithashtu tha se objektivë i tyre është që të mos ketë as një brengë dhe as një kufizim tek shqiptarët, dhe siç tha ai shqiptari i Kosovës apo i Shqipërisë të ndjejë vetën në Kosovë dhe Shqipëri në aspektin fiskal./I.Shabani/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat