​Sot në Gjilan hapet panairi i prodhimeve vendore

Ekonomi

​Sot në Gjilan hapet panairi i prodhimeve vendore

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 07:52

Në Komunën e Gjilanit për tri ditë me radhë, duke filluar sot do të mbahet Panairi Regjional i Prodhimeve vendore, “Gjilani 2015”, me pjesëmarrje të mbi 100 bizneseve të Regjionit të Lindjes, ku qytetarët kanë mundësinë që nga afër të shohin por edhe blejnë produktet e ekspozuara.

Komuna e Gjilanit nëpërmjet një komunikate njofton se mbështetur edhe nga USAID – i, kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtij panairi tashmë tradicional.
Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Ismajl Januzi, ka thënë se pjesëmarrës në këtë panair me prodhimet e tyre vendore do të jenë mbi 100 biznese duke përfshirë komunat e Regjionit të Lindjes.

“Qytetarët se në këtë panair mund të shohin produktet e ekspozuara dhe të blejnë nga to, por gjithashtu është i rregulluar edhe këndi me lodra për fëmijë”, ka thënë Januzi, duke u bërë ftesë qytetarëve që ta përcjellin nga afër këtë organizim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat