Pas mesnate fillon aplikimi i tarifave 50 për qind më lirë

Ekonomi

Pas mesnate fillon aplikimi i tarifave 50 për qind më lirë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 21:49

Nga mesnata të gjithë ato vetura që hyjnë në Kosovë nga shtetet e jashtme do të paguajnë 50 për qind më lirë tarifat kufitare.

Banka Qendrore e Kosovës, ka marrë vendimin për uljen e tarifave të sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë më 19 qershor të këtij viti.
Ulja do të aplikohet për të gjitha kategoritë e mjeteve motorike, njofton Klan Kosova.
Ky vendim vjen pas kërkesës së bërë nga ana e Kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimit, Rrahim Pacollit.

Mërgimtarët deri tash kanë paguar 40 euro për polica të sigurimeve.
Rrahim Pacolli u ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarët.
“Meqenëse nga ora 00:00 fillon zbatimi i vendimit për zbritje të tarifave të sigurimit kufitar në masë prej 50%, shfrytëzoj rastin që bashkatdhetarëve të ju uroj mirëseardhje dhe pushim të këndshëm në vendlindje”, ka thënë Pacolli.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat