Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria shpresojnë se kriza greke s’do ndikojë depozitat

Ekonomi

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria shpresojnë se kriza greke s’do ndikojë depozitat

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 11:31

Miliona njerëz të shteteve ish-komuniste, si Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Rumania kanë depozita në bankat greke, duke vendosur këtë pjesë të Evropës Jugperëndimore, në frontin kryesor nqs kriza greke nis të ndikojë të tjerët.

Kështu shkruan Economic Times, i cili shton edhe se bankat qendrore në Maqedoni dhe Serbi kanë ndërmarrë edhe disa masa tejet strikte në lëvizjen e kapitalit nga këto banka, të lidhura me bankën mëmë në Greqi, duke argumentuar se po marrin masa kundër ndonjë rrymë të mundshme të ardhur nga Athina.

“ Pasi pash lajmet në TV, doja të kontrolloja nqs gjithçka ishte në rregull dhe do të mundja të tërhiqja para nga llogaria ime” – tha Petar Bakhchevanov, jashtë një dege të Piraeus Bank në Bulgari. Ai ishte në gjendje të tërhiqte paratë e tij, ndërsa ai provoi të tërhiqte veçse 50 dollarë nga ATM, pasi punonjësit brenda bankës e siguruan atë se asgjë s’do të ndodhte me depozitën e tij.

Kjo, reflekton pamjen në të gjithë rajonin: bankat thonë se funksionojnë si më parë, pa masa strikte nga kriza greke, pa tërheqje masive.

Bankat qendrore rajonale thanë se kishin, në fakt, vendosur “në karantinë” degët e bankave greke, duke siguruar jashtë kapitalin e tyre nga bankat mëma, në mënyrë që ata nuk mund të tronditen nga trazirat në Greqi.

Megjithatë, vendet ish-komuniste me fqinjët greke janë ende vigjilent teksa shikojnë dramën në Athinë, shkruan Economic Times.

Me bankat greke që kanë 20 për qind të sektorit bankar në disa vende, ekspozimi është real, si dhe ekonomitë e rajonit kanë qenë historikisht të brishtë, kështu që nuk do të kalojë shumë kohë për t’i nxitur ata në krizë gjithashtu.

Biznes, si zakonisht

Banka qendrore e Maqedonisë, tha të dielën se ajo urdhëroi huadhënësit për të tërhequr depozitat e tyre nga bankat greke dhe imponoi masa të përkohshme për të ndaluar rrjedhjen e kapitalit nga filialet e Maqedonisë ndaj bankave mëmë greke.

“Ne nuk kemi vërejtur ndonjë aktivitetet jashtë të zakonshmes”, tha një zyrtar maqedonas nga Banka Qendrore.. “Ne gjithashtu nuk kemi parë ndonjë tërheqje të pazakontë të depozitave nga popullata.”

Në Serbi, ku katër bankat greke në pronësi kanë një pjesë të kombinuar të tregut prej 15 për qind, Banka Qendrore njoftoi kufizime të ngjashëm në transaksionet me kompanitë mëmë në Greqi.

“Ne jemi duke bërë biznes si zakonisht”, tha një zëdhënëse e United Bulgarian Bank, huadhënësi i katërt më i madh i vendit, e cila është në pronësi të Bankës Kombëtare të Greqisë.

“Për ne, kjo e hënë është një ditë normale pune,” tha Piraeus Bank Bullgari në një deklaratë të dërguar për Reuters.

“ Asgjë që ne nuk e përballojmë”

Në Serbi, një tregtar në një degë lokale të një banke greke tha se operacionet ndërbankare me Greqinë kishte ndalur për shkak se bankat atje u mbyllën, por ai tha se pjesa tjetër e tregtisë së tij po funksiononte normalisht.

Një tregtar në një bankë greke në pronësi në kryeqytetin rumun gjithashtu tha operacionet ndërbankare me Greqinë kanë qenë të kufizuara, por se kjo ka qenë rasti i vetëm prej muajsh.

“Nuk na pëlqen, por ne kemi mbijetuar deri tani,” tha tregtari. “Kjo nuk është diçka që ne nuk mund ta përballojmë.”

Në Shqipëri, nuk ka rradha para degëve të 4 prej bankave që lidhen me ato mëma në Greqi, e zyrtarët thanë se nuk kanë ndërmend të ndjekin Maqedoninë teksa ka vendosur rregullat strikte të lëvizjes së kapitalit. “Pse duhet ta bëjmë këtë”?- thanë zyrtarët.

Në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup, një degë e Stopanska Bank – në pronësi të Bankës Kombëtare të Greqisë – funksiononte normalisht, sipas një burimi aty pranë.

Një klient 39-vjeçar i cili i dha emrin e tij si Dimitar kishte qenë aty vetëm që të nënshkruante një kontratë për një hua në mënyrë që ai të rinovonte banesën e tij. “Unë nuk mendoj se çfarë po ndodh në Greqi do të vijë këtu,” tha ai.

Megjithatë, tregjet ishin më pak optimiste.

Leu rumun ka humbur 0.8 për qind ndaj euros, ndërsa dinari serb ra 0.4 për qind.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat