PTK fut në ombrellë të saj edhe Kryqin e Kuq të Kosovës

Ekonomi

PTK fut në ombrellë të saj edhe Kryqin e Kuq të Kosovës

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 16:00

Posta dhe Telekomi i Kosovës po fut në gjirin e saj edhe punëtorët dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq të Kosovës. Ky grup do të jetë edhe klienti më i ri i Vala-s.

Gjatë ditës së sotme këto dy institucione kanë arritur të nënshkruajnë një marrëveshje për shërbimet e telefonisë mobile, për të mundësuar një komunikim më të shpejtë dhe më cilësore.

Kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa deklaroi që Kryqi i Kuq i Kosovës është edhe njëri prej klientëve që ka pritur me kënaqësi ofertat e operatorit mobil të cilin e udhëheq.

“Kryqi i Kuq është njëri prej klientëve që përbën një klient të ri për Valën dhe është një prej atyre klientëve të cilët janë në pritje të nënshkrimit të marrëveshjeve të tilla ku kanë pritur me shumë kënaqësi ofertat tona të reja në veçanti të arriturat tona teknologjike të fundit, që po mundësojnë një komunikim sa më të lehtë sa më të shpejtë dhe mbi të gjitha sa më të lirà « e cilësorë”, tha Mustafa.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka arsyetuar sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Kosovës, Agron Humolli, për të cilën tha se Vala ka pasur ofertën më serioze për të lidhur këtë marrëveshje.

“Vetë fakti që Kryqi i Kuq ka përzgjedhë kompaninë Vala kjo jep me kuptu që oferta e tyre ka qenë një ndër ofertat shumë serioze dhe shumë fleksibile sa i përket realizimit dhe implementimit të aktiviteteve në teren”, tha Humolli.

Marrëveshja e sotme është vazhdimësi e marrëveshjeve të cilat është duke i nënshkruar Vala me klientët e rinj qofshin ata institucional apo individual.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat