​Dogana realizoj 372 milion euro të hyra

Ekonomi

​Dogana realizoj 372 milion euro të hyra

Më: 28 qershor 2015 Në ora: 12:06

Importi i miellit dhe i grurit nuk kishte ndikuar tek të hyrat e doganës së Kosovës. Të hyrat në këtë institucion janë realizuar deri më tani sipas planifikimit.

Dogana ka realizuar mbi 372 milion euro të hyra vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Drejtori i doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, në një intervistë për “KosovaPress”, përveç se jep këto të dhëna flet edhe për ankesat që ka marrë Dogana.

Ai, nuk le pa përmendur edhe rastin e kontratës për blerjen e pajisjeve të veturave, për të cilën thotë se ka ndëshkuar oficerët doganor të sektorit të prokurimit.

Rafuna: Dogana nuk humbi asnjë milion nga importi i grurit

“Dogana në asnjë rast asnjë mall nuk e lejon me u lëshuar në qarkullim të lirë në qoftë se nuk e posedon certifikatën e Agjencisë të Veterinës dhe Ushqimit...Nuk është humb asnjë milion në këtë rast ne e vlerësojmë raportin e Kuvendit të Kosovës, që është bërë nga komisioni për bujqësi ne nuk kemi konstatuar që ka humbur a s 1 milion nga importimi i grurit ne e kemi sqaruar...Se si është procedura e importimit të grurit dhe ne e vlerësojmë në doganë se të gjitha procedurat janë zhvilluar sipas dispozitave ligjore në fuqi”, tha Rafuna.

E për rastin e kontratës për blerjen e pjesëve të veturave të cilat dogana i kishte kontraktuar për furnizim me filtra të automjeteve të doganës, ku për copë në treg kanë kushtuar 5 euro ndërsa dogana kishte kontraktuar me çmim për copë prej 45 euro, Rafuna thotë të ketë ndarë ndëshkime.

Thotë se për të ka qenë kontrata e parë që ka shkëputur.

Rafuna: Janë ndëshkuar oficerët e prokurimit

“Kanë kaluar të gjithë oficerët doganorë të sektorit të prokurimit nëpër procedurat disiplinore dhe të gjithë janë të ndëshkuar. Si të transportit edhe të prokurimit ajo ka qenë kontrata dhe vendimi i parë që në ditën që kam m arrë postin e drejtorit të përgjithshëm që e kam shkëput. Auditori i Përgjithshëm me të drejtë ka konstatuar për blerjen e pjesëve të veturave më shtrenjtë se sa institucionet tjera... Rastin e kompanisë me të cilin e kam shkëputur kontratën e kamë dërguar në prokurori dhe në gjykatë dhe ai rast është duke u trajtuar”, tha Rafuna.

Rafuna ka thënë se Dogana për këtë gjashtë mujor ka arritur të tejkaloj të hyrat.

Rafuna: 6 për qind më shumë të hyra

“Dogana e Kosovë në këtë periudhën e parë të vitit 2015 këtë gjashtë mujorë ka arritur...që të inkasoj 372 milion e gjysmë që i bie 6 për qind më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Projeksioni sipas ligjit të buxhetit për vitin 2015 ka qenë 162 milion, që kanë qenë të parapara të inkasohen nga detyrimet e importuese doganore nga ana e doganës dhe të derdhen në buxhetin e shtetit”, tha Rafuna.

Rafuna, nuk e di sa është numri i rasteve të proceduara në gjykata nga ana e bizneseve por e di që ka rënë numri i ankesave.

Rafuna: Kemi më pak ankesa por nuk e dimë numrin e lëndëve në gjykata

“Në fakt në qoftë se i marrim edhe i krahasojmë statistikat në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të viti 2014 dhe vitit 2015 ne kemi një rënie të ankesave prej 200 ankesa më pak këtë vit. Vitin e kaluar kishim 800 ankesa, ndërsa në këtë periudhën e njëjtë të këtij viti i kemi 600 ankesa.... Ka raste por ne nuk kemi evidencë për arsye se pala drejtpërdrejt shkon në gjykatë”, tha Rafuna.

Rafuna po ashtu ka thënë se rivlerësimi i mallrave bëhet vetëm 8 për qind.

Rafuna: Vetëm 8 për qind të mallit rivlerësohet

“92 për qind të deklaratav e importuese doganore ne nuk i ri vlerësojnë vetëm 8 për qind të atyre mallrave i rivlerësojmë që shumicën e tyre në këtë 8 për qind marrin pjesë mallrat që vijnë prej Turqisë mallrat që vijnë prej Kinës të cilat vijnë me dokumentacion të ndryshëm që nuk munden me u verifikua në asnjë mënyrë. Ne i kemi deri më tani 12 marrëveshje bilateral me doganat e vendeve të ndryshme ku në kohë reale i shkëmbejmë të dhënat edhe sa i përket vlerave të mallit, kjo na ka mundësuar që të vijmë te 92 për qind sasisë së mallrave të importuara që të mos i rivlerësojmë”, tha Rafuna.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat