Asfaltohet edhe një rrugë në fshatin Pleshinë

Ekonomi

Asfaltohet edhe një rrugë në fshatin Pleshinë

Më: 29 maj 2015 Në ora: 15:06

Këtë të premte në Pleshinë të epërme më saktësisht rruga të fabrika e ujit, është asfaltuar.

Për të parë nga afër punimet në këtë rrugë doli edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilaizin dhe zyrtarë të tjerë.

Kryetari Svarqa, këtë projekt e cilësoi si shumë të rëndësishëm, për banorët e këtij fshati, por edhe për vet fabrikën e ujin.

“Po bëhet asfaltimi i rrugës që po shpije për në fabrikën e ujit, normalisht kjo është dashur të bëhet qysh më herët prej kur është themeluar për nevojat e kësaj fabrike sepse nga këtu i gjithë qyteti i Ferizajt furnizohet me ujë të pijshëm, por edhe për vet banorët”, ka thënë Svarqa, duke theksuar se kjo rrugë është rreth 700 metra e gjatë dhe me një gjerësi prej pesë metrash dhe ka kushtuar 70 mijë euro.

“Këtij projekti do t’i shtohet edhe rruga harkore e cila shpije për në Pleshinën e poshtme, ku gjithashtu do të asfaltohet këtë vit dhe do të ketë lidhje të drejtpërdrejt të rrugëve ne mes dy Pleshinave”, ka tha Svarqa.

Ndërkaq banorët e fshatit Pleshinë projekte e tilla i vlerësojnë tejet lartë, duke thënë se asfaltime të tilla është dashur të bëhen shumë më parë për shkak të asaj se edhe numri i banorëve është mjaft i madh.

U bë e ditur se nga java e ardhshme do të ketë edhe asfaltime të projekteve të tjera./KosovaPress/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat