​FMN mbështet politikat e Kosovës për stabilitetin makrofinanciar

Ekonomi

​FMN mbështet politikat e Kosovës për stabilitetin makrofinanciar

Më: 27 maj 2015 Në ora: 21:36

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbështet politikat e ndërmarra dhe të planifikuara nga Kosova dhe përgëzon shtetin e Kosovës për stabilitetin makrofinaciar të arritur.

Kështu tha zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN) Min Zhu,në konferencën për media pas takimit me ministrin e Financave Avdullah Hoti, ku është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtarë, për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend, si dhe për mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Zhu, po ashtu tha se viteve të fundit Qeveria e Kosovës ka punuar mjaft mirë që të mbajë në kontroll situatën fiskale në mënyrë që sektori financiar të jetë në gjendje më të mirë. Sipas tij hapat që ka ndërmarrë Kosova kanë qenë mjaft të mirë dhe duhet të vazhdohet nga ana e saj të mbajë këtë stabilitet mikrofinanciar, pasi që është me rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën dhe për tërë botën.

Sipas Zhu, Kosova është anëtare e plotë e FMN-së dhe marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira.


Zhu: Bordi i FMN-së mbështet politikat e ndërmarra nga Kosova

“Kosova është anëtare e plotë e komunitet të Fondit Monetarë Ndërkombëtarë dhe viteve të fundit kemi pasur një udhëtim shumë të mirë dhe për këtë falënderoj ministrat e financave dhe guvernatorin e Bankës Qendrore. Kemi punuar në disa rishikime së bashku dhe para pak javësh kam qenë në takim të bordit ku kemi diskutuar në lidhje me negociatat e nivelit të katërt dhe në përgjithësi bordi mbështet politikat e ndërmarra dhe të planifikuara nga Kosova dhe përgëzon shtetin e Kosovës për stabilitetin makrofinaciar të arritur. Ndërsa sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe FMN-së, kanë qenë shumë të mira dhe besoj që ato vetëm sa do të forcohen, p randaj më vjen mirë që marrëdhënia jonë po shkon në këtë drejtim”, tha Zhu.

Ministri Hoti tha se beson në mirëkuptimin reciprok të FMN-së për sa i përket sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova, si shtet i ri. Ai theksoi se nesër do të fillojnë negociatat për një program të ri, me disa ide paraprake dhe pritje të mëdha.

Hoti: Besoj në mirëkuptimin e FMN-së për sfidat që i kemi

“Besoj që kemi një mirëkuptim reciprok me Fondin Monetar për sfidat që ka Kosova si shtet i ri, ekonomia e Kosovës për të siguruar stabilitetin makrofiskal, por në të njëjtën kohë për të krijuar disa mundësi për të zhvilluar vendin më tutje. Nesër do të fillojmë negociatat për një program të ri me disa ide paraprake dhe pritje të mëdha që do të arrimë një marrëveshje për këtë program për një periudhë të caktuar, për të përmbushur disa reforma s trukturore që ne duhet të ndërmarrim si Qeveri e Re por edhe për të krijuar mundësi për të implementuar disa projekte zhvillimore të cilat ne i kemi bërë të ditura si Qeveri e Re”, tha Hoti.

Këta të dy, të pyetur në lidhje me rritjen e pagave, se sa përkon ajo me zhvillimin ekonomik, Hoti tha se vitin e kaluar ka ndodhur një rritje e madhe e cila ka reflektuar plotësisht në buxhetin e vitit 2015, buxhet ky që është i lidhur me kornizat afatmesme për tri vitet e ardhshme. Sipas tij, ata janë duke biseduar për një formë të re, në bazë të së cilës caktohet rritja e pagës në bazë të ligjit për pagë dhe e cila do të lidhet me zhvillimin ekonomik në vend.

Hoti: Rritja e pagave duhet të lidhet me zhvillimin ekonomik të vendit

“Tani bashkë me fondin po bisedojmë pë r një formë, për një kornizë ligjore, rregull fiskal në bazë të së cilës ne e përcaktojmë rritjen e pagave për të ardhmen në mënyrë që rritja e pagës në të ardhmen të mos jetë diskrecion i ekzekutivit, por të jetë çështje ligjore të përcaktohet me ligjin për paga ose me ligje të tjera, një rregull që rritja e pagave të lidhet me zhvillimin ekonomik të vendit, me normën e inflacionit ose me indikatorë të tjerë që e mbajnë fuqinë e pagave të pandryshueshme dhe e rritin ato në bazë të mundësive që ka. Ne duhet të sillemi brenda kornizave, brenda mundësive që kemi si ekonomi porsa i përket pagat për sektorin publik”, tha Hoti.

Ndërsa, zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së, tha se rritja e pagave ka pasur një ndikim negativ në sektorin privat. Ai bëri të ditur se ata nuk janë kundër rritjes së pagave, por ajo duhet të bëhet në përputhje me rritjen e produktivitetit në vend.

Zhu: Rr itja e pagave duhet të lidhet me rritjen e produktivitetit në vend

“Aktualisht pagat dhe mëditjet përbëjnë 9.5 % të GDP-së që është shumë e lartë. Mendoj që kjo është shumë e lartë dhe ç’është më e rëndësishme dhe kjo çështje ka pasur një ndikim negativ të sektorit privat në rritjen e pagave. Ne nuk jemi kundër rritjes së pagave, por ajo duhet të lidhet me rritjen e produktivitetit në vend dhe ajo rritje e pagës duhet të ndjekë disa rregulla të caktuara dhe jo të krijojë probleme fiskale buxhetore. Përderisa këto dy standarde përmbushen ne nuk do të kemi fare problem. Nëse keni një ekonomi të mirë, nëse keni produktivitet të mirë, njerëzit duhet të përfitojnë nga kjo dhe duhet të rriten rrogat”, tha Zhu.

Negociatat të cilat do të fillojnë nesër në mes Kosovës për programin e ri me FMN-në, do të sjellin shuma parash prej 150-200 milionë do llarë, të cilat janë shumë të rëndësishme për vazhdimin e stabilitetit markofinanciar./J.Gjinovci/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat