Qeveria jep me qira 9 mijë metra katrorë me 1 euro

Ekonomi

Qeveria jep me qira 9 mijë metra katrorë me 1 euro

Më: 27 maj 2015 Në ora: 18:46

Duket se qeveria e ka thyer më në fund akullin për dhënien e godinave shtetërore me qera për investitorë të huaj.

Edhe pse projekti “Shqipëria 1 euro” u nis nga qeveria Berisha, duket se është ekzekutivi i Ramës që po e vë në jetë.

Këshilli i Ministrave vendosit sot dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “MITO by CATERINA Firenze”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë “Ish-reparti i ngjyrosjes në ish-Kombinatin e Tekstileve, Berat”, në “Berateks”, sh.a., Berat.

Sipërfaqja e përgjithshme është 9 151 (nëntëmijë e njëqind e pesëdhjetë e një) m2, nga e cila sipërfaqe ndërtimore, sipas genplanit, përkatësisht, në katin e parë 5884 (pesëmijë e tetëqind e tetëdhjetë e katër) m2, në katin përdhes 2500 (dymijë e pesëqind) m2dhe sipërfaqe funksionale 767 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) m2.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat