AKP-ja mbyll tregun e gjelbër

Ekonomi

AKP-ja mbyll tregun e gjelbër

Më: 25 maj 2015 Në ora: 21:53

Tregtarët që ushtrojnë veprimtarinë në Tregun e Gjelbër në kryeqytet sot nuk kanë pasur mundësi të punojnë kjo pasi AKP-ja ka mbyllur këtë treg me arsyetimin se tregtarët nuk kanë paguar qiranë mujore

Derisa ata thonë se nuk i detyrohen AKP-së, ndërsa kjo e fundit thotë se hapësirat për shitje do të qëndrojnë të mbyllura deri në pagimin e qirasë.

Tregtarët janë shprehur të pakënaqur lidhur me këtë veprim të AKP-së, pasi kanë thënë se shitësit në këtë treg nuk kanë obligime ndaj këtij institucioni.

Rrahim Govori, Tregtar : “Nuk pe shoh të derës pse këta pe mbyllin tregun pagesat, I kem por është një 10-20% që s'i kanë bo pagesat po le të mirren me ta e jo me neve që I kemi bo pagesat, mos të hyjmë në mënyrë radikale me I thy”.

Edhe tregtari Rasim Hajdini dëshmon nëpërmjet faturave dhe kontratës se ka paguar qiranë, por pavarësisht kësaj, zyrtarë të AKP-së ia mbyllën tezgën.

Rasim Hajdini, Tregtar: “Me 22 e kam bo kontratën dhe pagesën dmth qe tri ditë sot mshel”

Lidhur me këto shqetësime të tregtarëve të Tregut të Gjelbër të Prishtinës, zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Yll Kaloshi, është përgjigjur për transmetuesin publik, nëpërmjet emailit, me ç'rast deklaroi se Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka ndërmarrë këto veprime si pasojë e shkeljes së kontratave të qirasë nga ana e tregtarëve. Tregtarët që shfrytëzojnë hapësirat në treg, me kontratat e nënshkruara me AKP-në, kanë obligim të bëjnë pagesa mujore, ndërkaq një numër i tregtarëve nuk i kanë respektuar kushtet e kontratës dhe Agjencia ua ka ndërprerë përkohësisht punën në treg. Kjo masë do të jetë në fuqi deri sa tregtarët të tregojnë përgjegjësi dhe të kryejnë obligimet ashtu siç parashihet me kontratë. Agjencia ka mandat ligjor që të ruajë pasurinë dhe vlerën e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, ndërkaq u bën thirrje tregtarëve që të respektojnë kontratat e nënshkruara me vullnetin e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat