​Bajrami thotë se kushtet për investime po përmirësohen

Ekonomi

​Bajrami thotë se kushtet për investime po përmirësohen

Më: 22 maj 2015 Në ora: 16:40

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, u tha sot disa biznesmenëve Turq se Kosova po përmirëson kushtet për investitor të huaj.

Edhe pse mundësitë janë të favorshme, Bajrami shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar edhe më tutje ambientin për investime të huaja në Republikën e Kosovës.

Ministrja Bajrami takoi të premten një grup biznesmenësh nga Turqia, të cilët merren me agrobiznes, turizëm, përpunim të drurit, teknologji informative dhe shërbime.

Sipas një njoftimi për media të kësaj ministrie, thuhet se biznesmenët nga Turqia vlerësuan kushtet e krijuara për investimet e jashtme në Kosovë, duke shprehur gatishmëri për të shtrirë veprimtarinë e tyre biznesore në fusha të ndryshme, në Kosovë.

Ky takim është realizuar nga Konsullata e Kosovës në Stamboll në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë./KosovaPress/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat