Për 13 milion euro rriten të hyrat e Doganës

Ekonomi

Për 13 milion euro rriten të hyrat e Doganës

Më: 22 maj 2015 Në ora: 16:34

Dogana e Kosovës ka rritur mbledhjen e të hyrave për buxhetin shtetërorë. Për pesë muajt e parë, krahasuar me ata të vitit të kaluar, thuhet se dogana ka mbledhur taksa për 4.5 përqind më shumë se vitin e kaluar, respektivisht 13 milion euro.

“Gjatë vitit 2014 dogana kishte mbledhur 282 milion euro, kurse në vitin aktual (2015) e njëjta periudhë dogana ka arritur të mbledhë 295 milion euro”, thuhet në një njoftim të Doganës.

Kjo rritje, siç thuhet edhe në njoftim tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti ashtu që Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat