Hoti e njoftoi O’Connell për planin zhvillimor të Qeverisë

Ekonomi

Hoti e njoftoi O’Connell për planin zhvillimor të Qeverisë

Më: 19 maj 2015 Në ora: 13:09

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, ku biseduan lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Me këtë rast ministri Hoti duke i uruar detyrën e re ambasadorit O’Connell e falënderoi edhe për mbështetjen e përhershme të Britanisë së Madhe që i ka dhënë shtetit të Kosovës.

Ministri Hoti gjithashtu e njoftoi Ambasadorin O’Connell për pjesëmarrjen në konferencën e fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e mbajtur në Gjeorgji si dhe theksoi rëndësinë e qasjes së sektorit privat kosovar në institucionet financiare ndërkombëtare e cila do të ketë ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai gjithashtu e njoftoi ambasadorin edhe për planin Zhvillimor të Qeverisë së Kosovës si dhe për përkushtimin e kësaj Qeverie për parandalimin e ekonomisë joformale.

Ndërsa, ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, duke falënderuar ministrin Hoti për pritjen, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës, me theks të veçantë luftimin e ekonomisë joformale si dhe në inkurajimin e investimeve të jashtme në Kosovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat