​Ministrja Bajrami do themeloj grupe punuese për ankesat e qumështarëve

Ekonomi

​Ministrja Bajrami do themeloj grupe punuese për ankesat e qumështarëve

Më: 18 maj 2015 Në ora: 19:26

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, u ka premtuar prodhuesve të qumështit dhe të mishit, e po ashtu edhe përpunuesve të këtyre dy produkteve ushqimore, se do themelojë grupe punuese për problemet që kanë ngritur shoqatat e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit dhe mishit.

Sipas një komunikate për media, Bajrami thotë se pas kësaj të bëhen edhe zgjidhjet konkrete të këtyre çështjeve.

Krejt kjo u tha gjatë një takimi që ministrja e Tregtisë dhe Industrisë pati me udhëheqësit e këtyre dy shoqatave.

Në njoftim thuhet se ministrja Bajrami, dëgjoi të gjitha shqetësimet dhe sfidat e këtyre industrive

që burojnë si pasojë e mungesës së kontrollit adekuat gjatë importit të produkteve të qumështit dhe mishit.

Ministrja Bajrami theksoi që Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’i përkrah prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit dhe mishit dhe për këtë qëllim ajo propozoi, që të formohen këto grupe punuese.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat