Kush i shkatërroi hekurudhat e Kosovës dhe krejt Kosovën do të ketë mallkimin e brezave!

Ekonomi

Kush i shkatërroi hekurudhat e Kosovës dhe krejt Kosovën do të ketë mallkimin e brezave!

Më: 4 maj 2015 Në ora: 14:20

Kryetari i AKR-së, ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kritikuar veprimet që janë bërë, ose më mirë thënë ata që nuk bënë asgjë për Hekurudhat e Kosovës.

“Duke udhëtuar me tren të shpejtë nëpër Zvicër, po bëja një krahasim të Kosovës tani me atë jo më herët se deri para fillimit të luftës. Atëherë Kosova kishte hekurudhat e veta dhe nga Fushë-Kosova ishte e mundur të niseshe për në Paris, Hamburg, Stokholm, Berlin e gjetiu, pa patur nevojë të ndërrosh vagon, madje me mundësi të përzgjedhjes së klasit deluxe, couchette, klasit të parë apo atij ekonomik, me shërbime ushqimi apo pijesh sipas dëshirës. Çdo orë vinte ose shkonte nga një tren nga Fushë-Kosova, pos jashtë Kosovës, edhe për Pejë, Prizren Elez-han, Mitrovicë e gjetiu. Këtë standard Kosova e kishte që nga fundi i viteve '50. Sot unë nuk mburrem me hekurudhat e Kosovës, të cilat paraqesin faqen e zezë të saj. Të gjithë ata që kanë qeverisur në Kosovën e pasluftës janë fajtorë me gjendjen në të cilën i kanë kthyer hekurudhat e Kosovës dhe krejt atë. Nëse nuk mundet të përmirësoni diçka, pse pra e shkatërruat atë që trashëguat nga veteranët tanë? Ata politikanë të paditur, të pashpirt e ndjenja që zaptuan dhe vazhdojnë ta mbajnë peng Kosovën, do i mallkojnë gjeneratat e reja në çfarë gjendje e keni kthyer mjedisin e Kosovës.
Sa isha në qeveri propozova dhe këmbëngula që së bashku me shtetet e rajonit dhe Shqipërinë të formojmë holdingun rajonal të hekurudhave dhe fillimin e menjëhershëm të rindërtimit të tyre, e për këtë i pata gjetur edhe fondet e nevojshme. Askujt në qeveri nuk i interesonte kjo iniciativë e imja dhe e njëjta mbeti vetëm si e tillë për shkak të mungesës së vizionit, ndjenjave dhe dëshirës së tyre për të kthyer Kosovën në një vend të jetueshëm”, ka shkruar Behgjet Pacolli në Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat